Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

“Tritan Shehu do që PD ta nxjerrë në pension si deputet”, ish-ministri i përgjigjet Mark Markut: Komunist! Ide e partive të lindjes

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri Tritan Shehu i përgjigjet një deklarate të deputetit të zgjedhur Mark Marku, i cili pak ditë me parë tha se ai ishte kundër ndryshimit dhe rithemelimit të PD. Marku u shpreh se Tritan Shehu do që PD-ja ta nxjerrë në pension si deputet.

Tritan Shehu e quan ide të partive komuniste propozimin e Mark Markut, dhe thotë se PD nuk ka pse të themelohet.

“Ne nuk kemi kohë e energji të tepërta të shpenzojmë me eksperimente, që normalisht i kanë realizuar partitë komuniste të lindjes mbas rënies së komunizmit, ose shumë rrallë ndonjë parti tjetër si pasojë e problemeve të mëdha të brendshme.

Ne nuk jemi aspak në ato situata, prandaj me duken si gjetje artificiale. Ne duhet të përgatitemi menjëherë për ditët që vijnë, javët që vijnë. Përballë kemi një regjim, edhe sado ndryshime të bëjmë në statut, në Këshillin Kombëtar, në seksionet, këto janë vetëm ndihmuese”, është shprehur ish-ministri  për “Panorama”.

Çfarë deklaroi Mark Marku

“Ndryshim nënkupton edhe qarkullimin e elitave. Unë nuk habitem që Tritan Shehu fliste se cfarë ndryshimi, cfarë rithemelimi, sepse ai mendon që PD të gjithë qëllimin e vetëm ka të nxjerrë në pension Tritan Shehun deputet, por ajo del vetë PD në pension.

Pra, ai e mendon PD-në si instrument, që enklediset pak, bën edhe ca punë të tjera, por është edhe deputet, normalisht nuk e duan ndryshimin, si mund ta duan ndryshimin, se nesër do i thonë shko përplasu në zonë.

Më shumë

spot_img
spot_img