Partia Demokratike është e përçarë dhe në një krizë të thellë, por për herë të parë pas 9 shtatorit të vitit të kaluar, deputetët demokratë janë bërë të gjithë bashkë në një mendim.
Ka qenë një projekt rezolutë e paraqitur nga deputeti Tritan Shehu “Për njohjen dhe dënimin e genocidit të Srebrenicës në Bosnje Hercegovinë”, që ka bashkuar mbështetësit e Berishës me ata të Alibeajt.
Në dokument kanë firmosur Sali Berisha, Tritan Shehu, Grida Duma, Ina Zhupa, Kreshnik Çollaku, Sajmir Koreshi e Edi Paloka, ndërkohë që Shehu e ka depozituar në Kuvend, ku pritet të diskutohet në seancën plenare.