Tritan Shehu akuzon qeverinë: Vaksina që kanë porositur është e standardeve të vendeve afrikane, urgjen t’i kërkohet ndihmë BE-së

Publikuar tek: politike, më 21:24 29-11-2020 Tritan Shehu akuzon qeverinë: Vaksina që kanë porositur është e standardeve të vendeve afrikane, urgjen t’i kërkohet ndihmë BE-së Tritan Shehu

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritran Shehu ka akuzuar qeverinë se ka dështuar për t’i siguruar qytetarëve shqiptarë vaksinën anti-COVID në përputhje me standardet e BE.

Sipas tij, vaksina “Covax” që ka porositur qeveria është e standardeve të vendeve afrikane dhe mund të sigurojë vetëm 20% të popullsisë së vendeve që aplikojnë për këtë vaksinë.

“Ne jemi lidhur vetëm me Covax që siguron vaksinimin vetëm për 20% të popullsisë të atyre vendeve që aplikojnë për vaksinën. Një vaksinë e standardeve të vendeve të Afrikës.  Ne kemi një papërgjegjshmëri të thellë të atyre që drejtojnë sektorin shëndetësor të qeverisë, të kryeministrit personalisht se ka dështuar totalisht me të gjitha proceset e menaxhimit të pandemisë. Dhe ashtu ka dështuar  dhe në procesin e domosdoshmërisë së vaksinimit të shqiptarëve me vaksina të sigurta në sasi dhe në kohë të përputhshme me atë që do realizohet në vendet e BE që do e fillojnë vaksinimin brenda muajit dhjetor”, tha Tritan Shehu në Ora News.

Ai tha se sipas informacioneve që ka se Covax do të furnizohet me vaksina vetëm në muajin korrik të vitit të ardhshëm, duke shtuar se është urgjente t’i kërkohet ndihmë vendeve partnere të rëndësishme dhe BE.

Me informacionet që unë kam Covax do të furnizohet me vaksina në muajin korrik të vitit të ardhshëm, pra e kuptoni sa vonë? Kur shumica dërmuese e vendeve te tjera ndoshta do e kenë mbaruar procesin e vaksinimit deri në atë periudhë. Dhe në atë periudhë mendohet të fillojë Covaxi. Është shumë urgjente t’i trokitet në derë vendeve partnere të rëndësishme, BE, të kërkohet që dhe Shqipëria të marrë sasi vaksinash nga kontingjenti i tyre nëse do mund të realizohet sepse tani është shumë vonë”, u shpreh Shehu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkon të kryejë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve në Vlorë, Luan Rama BEFASOHET nga ajo që sheh dhe bën denoncimin e FORTË (VIDEO)
Akuzat e PD, Bushati përgënjeshtron Zhupën: Asnjë aplikues, jashtë Programit të Rindërtimit »
Article Logic
Execution time: 0.011687040328979
array(1) { ["section"]=> string(134) "tritan-shehu-akuzon-qeverine-vaksina-qe-kane-porositur-eshte-e-standardeve-te-vendeve-afrikane-urgjen-t-i-kerkohet-ndihme-be-se-229573" }