Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tritan Kalo: Të lejohet lëvizja në Tiranë deri në 21:00, vetëndërgjegjësimi do të vijë

Shkruar nga Newsbomb
Tritan Kalo

Tritan Kalo, anëtar i Komitetit Teknik, shprehet se është i vetëdijshëm që njerëzit vijojnë të lëvizin edhe mbas orës 17:30 që është vendosur nga qeveria, prandaj ai thotë se edhe Tirana të funksionojë si në zonat e gjelbra ku lëvizja të jetë deri në orën 21:00.

Ndërkohë, vetëndërgjegjësimi për Kalon, do të vijë vetë me kalimin e kohës.

"Oraret janë vendosur, por njerëzit janë në rrugë. Dhe shpërfillja tregon që këto masa drastike të vendosura kanë një mundësi që e kalojnë kufirin e logjikës. Njerëzit janë deri në 21:00 zakonisht jashtë. Do të jetë shumë praktike që të ligjërohet që deri në 9:00 të darkës njerëzit të qarkullojnë lirshëm, se nuk kontrollohet dot kjo Tiranë. Nuk mund të ketë individ që të survejojnë çdo derë, çdo pallat. Por vetëndërgjegjësimi, edhe pse çalon, do të bëhet se detyrimisht do të edukohen. Ai që ka pasur kontakt me sëmundjen do jenë informatorët më të mirë, propagandistët më të mirë për të bindur të tjerët që nuk është më shaka", tha Kalo për Report tv.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.