Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Tritan Kalo “Qytetar Nderi” në Elbasan, Kushi: Shëmbëlltyra më e mirë

spot_img

Lajme të ngjashëm

fe2f7371153a84335fe3f3e37dc68892

Këshilli Bashkiak i Elbasanit nderoi me titullin “Qytetar Nderi” profesor Tritan Kalon, për kontributin e tij në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila shprehet se Kalo është shëmbëlltyra më e mirë e profesionistit që gjithë jetën ia ka kushtuar mbrojtjes së shëndetit të njerëzve duke reflektuar vlera dhe integritet të lartë në çdo moment të karrierës së tij.

“U ndjeva shumë e nderuar të merrja pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit për profesor Tritan Kalon, shëmbëlltyra më e mirë e profesionistit që gjithë jetën ia ka kushtuar mbrojtjes së shëndetit të njerëzve duke reflektuar vlera dhe integritet të lartë në çdo moment të karrierës së tij.

Kontributi fort i spikatur ndër vite si mjek infeksionist, dhe veçanërisht gjatë periudhës së vështirë të pandemisë që fatkeqësisht akoma po kalojmë, e ka bërë profesorin e nderuar të jetë një zë i fortë në përballjen me armikun e padukshëm, një mendje e bukur dhe një fytyrë e dashur për mbarë publikun shqiptar,” shkruan Kushi në postimin e saj.

133411774_182443420237767_7573122151688442253_n.jpg133419665_182443463571096_6582260836092409671_n.jpg

Më shumë

spot_img