Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

“Trinomi” vë në pranga dy të rinjtë nga Lushnja, një i tretë në kërkim; vepronin si grup kriminal, shisnin drogë në Durrës e Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy të rinj nga Lushnja janë arrestuar nga Policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit të koduar “Trinomi”. Ky operacion ka nisur një vit më parë dhe në pranga kanë rënë dhe dy shtetas nga Tirana.

Janë arrestuar: K. T., 26 vjeç dhe S. T., 20 vjeç, banues në Lushnjë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit L. S., banues në Lushnjë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike me klientë të ndryshëm në qytetin e Durrësit, Tiranës dhe Lushnjës.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore disamujore kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Trinomi”.

Në kuadër të procedimit penal të vitit 2020, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria Durrës, në ngarkim të dy shtetasve të tjerë:

K. T., 26 vjeç dhe S. T., 20 vjeç, banues në Lushnjë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit L. S., banues në Lushnjë.

Në nisje të procedimit penal në tetor 2020, nga ana e specialistëve për Narkotikët në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit M. R. dhe J.B., banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Plepave”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. R. dhe pasagjer shtetasin J. B., në bagazh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nga hetimet disamujore të kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike me klientë të ndryshëm në qytetin e Durrësit, Tiranës dhe Lushnjës. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari”, njofton Policia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img