Hapësire reklamuese

Rajoni

Trimat e Kumanovës/ Komandat Malisheva bën deklaratën e fortë: Ne na tradhëtuan politikanët shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb

Në një intervistë ekskluzive për Top Story, e siguruar nga burgu, komandanti Malisheva thotë në rrëfimin e tij se qëllimi final i grupit ishte veçse ideali kombëtar. Ai shton se u futën në kurth nga politikanët shqiptarë.

Një gjë është e qartë derisa nuk çohet me dalë edhe Thaçi, edhe Ahmeti, Haradinaj e secili politikan me sqaru ardhjen tonë këtu, se ata e dinë më mirë se ne, ata për ne do jenë tradhtarë, pse të paktën? Tregoni realitetin popullit”, tregon për Top Story Muhamet Krasniqi, Pjesëtarë i grupit të Kumanovës.

“Zoti Ahmeti është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor, pyetja që u është bërë është pse nuk pranoi të ishte dëshmitar, ose pyetja tjetër pse gjykata nuk e solli me forcë të dëshmonte për rastin”, tregon Zijadin Sela, Kryetar “Aleanca për Shqiptarët”

Për ata që njohin doktrinat dhe strategjitë ushtarake, është e qartë se një grup prej 40 vetash nuk mund të përballej me një ushtri pasi asgjësimi do të ishte i sigurt. Kjo përforcohet edhe më shumë nëse kemi parasysh se grupi i Kumanovës ishte i vendosur në një lagje pa rrugëdalje dhe me popullsi të dendur.

Avokati Naser Raufi rrëfen se qëllimi i grupit nuk ishte krijimi i destabilitetit në Maqedoninë e Veriut siç pretendohet në aktakuzat ndaj të dënuarve. Ai deklaron se ish-luftëtarët e UÇK-së ishin përgatitur për një deklaratë publike demonstrative për të drejtat e shqiptarëve.

“ Urdhri i Mirsad Ndrecës ishte që mos gjuani ndaj policëve të Maqdonisë në rast të ndonjë konflikti. E qartë, arsyeja është të jetë një komunikatë, për marrëveshjen e Ohrit, ka qenë si arsye që kanë ardhur, arsyeja e komunikatës, por jo të jenë të armatosur, apo të ketë përleshje me policinë”, tregon Naser Raufi, avokat i Grupit të Kumanovës.

29 pjesëtarë të Grupit të Kumanovës u shpallën fajtorë për akuzën e terrorizmit lidhur me betejën 9 majit dhe bastisjen e postës policore në Goshincë në 21 Prill të vitit 2015.

4 persona të tjerë, kryesisht banorë të Kumanovës u dënuan për akuzën e përkrahjes së terrorizmit. Gjithsej për 33 persona u dhanë në total 746 vite burg. 7 prej tyre janë dënuar me burg përjetë, 13 me 40 vite burg, 6 me nga 20 vite burg dhe të tjerët me dënime nga 18 deri në12 vite burg.

“Pas arrestimit, çfarë torturash kemi përjetuar janë ç’njerëzore, nuk ka pjesëtar të grupit që nuk ka qenë i thyemë, në krah, këmbë, nofull, brinjë”, tregon për Top Story Muhamet Krasniqi, Pjesëtarë i grupit të Kumanovës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.