Nga ERGYS ALUSHI
“Shqipëria është vend më primitiv se ç’ka qenë më parë. Shqiptarët, edhe sikur të dijnë të shkruajnë e të këndojnë, e sido që të dërgojnë djemtë e tyre në Itali dhe në Francë për t’i edukuar, janë “tribesman” (popull që rron i ndarë në fise si në kohët primitive) në kuptimin e vërtetë të fjalës, dhe guverna qendrore e tyre në Tiranë nuk është gjë tjetër veçse një pleqësi përmbi bajrakët, ekzistenca e së cilës i detyrohet mëshirës së këtyre të fundit”.
Eshtë një paragraf i një shkrimi botuar në median amerikane, pas një ngjarje tragjike që kishte ndodhur në vend: vrasja e dy shtetasve amerikanë në zonën e Mamurrasit.
Eshtë prilli i vitit 1924. Shqipëria sapo ishte shpallur monarki pas nëntë orëve debat e diskutime e Kuvendi Themeltar siç shkruan “Gazeta e Korçës” në datën 1 prill 1924. Monarkia u vendos me një zë dhe mes një entuziazmi të përgjithshëm.
“Folën gjerë e gjatë në favor të Monarkisë zoti Luigj Gurakuqi, Ali Këlcyra, Sami Vrioni, Shefqet Vërlaci etj” shkruan gazeta e kohës. E pikërisht në 6 prill, si për dreq, në gjithë situatën politike konfliktuale, kur qeverisja dhe shteti shqiptar nuk gjenin qetësi, ndodhi një tragjedi që mori vëmendjen jo vetëm të gazetave të pakta të kohës në vend, por edhe nëpër botë.
Të huajt, i shihnin shqiptarët si një popull primitiv që nuk ndryshonin. Edhe pse në kuvendin e kohës, kishte emra të mëdhenj të baballarëve të kombit, asgjë nuk ndryshonte në mentalitetin e popullit te varfër dhe të paemancipuar.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në Revistën Newsbomb.al, të cilën e gjeni në çdo pikë shitje, prej datës 20 Mars, në të gjithë Shqipërinë...