Vetëm një tentativë vrasjeje që ndodhi më 12 shtator, duket se e zbehu disi lavdinë e forcave të rendit, megjithëse suksesi sërish u faturohej atyre, pasi arritën të arrestonin autorin e ngjarjes në kohë rekord.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur te “Pazari i Ri”, ku mbeti i plagosur biznesmeni Pëllumb Gjoka, nga një ishoficer burgjesh. E parë në këtë linjë duket sikur situata është e shumë e qetë në kryeqytet, Policia është në krye të detyrës dhe statistikat janë mbresëlënëse. Por kjo vetëm sa u përket raportimeve përmes deklaratave zyrtare që bën Policia e Tiranës për median.
Jo zyrtarisht, madje me konfirmime shumë të rezervuara, duket se java e dytë e shtatorit nuk ka qenë edhe aq e qetë për Policinë e kryeqytetit, shkruan “Panorama”. Përkundrazi, në të paktën tri raste, të konsideruara si më të rëndat, kryesisht gjatë orëve të vona të natës e atyre të para të mëngjesit janë raportuar përplasje me armë zjarri. Madje, në një rast është qëlluar edhe ndaj patrullës së Policisë. Dëshmitarët flasin për krisma kallashnikovi e pistolete, edhe gëzhojat në asfalt konfirmojnë përplasjet me armë, por medias i serviren vetëm operacionet e suksesshme, sikur gjatë natës të mos kishte ndodhur asgjë.
Edhe më herët kishim raportuar për urdhra të brendshëm në Policinë e Tiranës, që në njëfarë mënyre cungonin komunikimin me median, duke lejuar vetëm atë formal dhe të kufizuar. Por që tri ngjarje të rënda, të ndodhura brenda javës, të mbahen të fshehura nga Policia, kjo nuk kishte ndodhur më parë.
Dy prej ngjarjeve të ndodhura gjatë javës së kaluar janë raportuar si procedime të nisura nga Policia, por pa dhënë detaje rreth tyre. Edhe në këtë rast njoftimet nuk janë bërë nga Policia e Tiranës, por hedhur në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, në internet. Ndërsa ngjarja e tretë nuk është dhënë as në komunikatën e brendshme të Policisë, duke kaluar pa u raportuar. “
Më datë 12 shtator, rreth orës 21:30, në rrugën ‘Ndre Mjeda’, në drejtim të mjetit tip ‘Renault’, me drejtues shtetasin B.M., 23 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, të cilët qarkullonin me një mjet tip ‘BMW’.
Një tjetër shkëmbim zjarri në afërsi të rrugës “5 Maji”, por që nuk është raportuar as në komunikatat e brendshme të Policisë. Në vendngjarje u gjetën vetëm disa gëzhoja automatiku “Kallashnikov”. Dyshohet se bëhet fjalë për disa persona nga Bulqiza, që kanë pasur probleme edhe më parë me ligjin.
Efektivët e patrullës së Komisariatit nr.6 i kanë shpëtuar mrekullisht breshërisë së kallashnikovit në rrugën “Sabri Preveza”, në afërsi të Unazës së Re. Duke tentuar të ndalonin tre persona që po tentonin të vidhnin një makinë tip “BMW X5”, që ishte parkuar prapa një lokali, efektivët e Policisë janë përballur me të shtëna arme nga ana e autorëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05, të datës 13 shtator, por nga Policia në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare në internet raportohet si një parandalim vjedhjeje, pa folur për të shtëna armësh.
Nëse do t’u referoheshim njoftimeve zyrtare të Policisë së Tiranës, java e kaluar mund të konsiderohej “sukses” sa u përket arrestimeve, operacioneve, apo edhe planeve operacionale që çuan pas hekurave dhjetëra persona.
Vetëm një tentativë vrasjeje që ndodhi më 12 shtator, duket se e zbehu disi lavdinë e forcave të rendit, megjithëse suksesi sërish u faturohej atyre, pasi arritën të arrestonin autorin e ngjarjes në kohë rekord. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur te “Pazari i Ri”, ku mbeti i plagosur biznesmeni Pëllumb Gjoka, nga një ishoficer burgjesh. E parë në këtë linjë duket sikur situata është e shumë e qetë në kryeqytet, Policia është në krye të detyrës dhe statistikat janë mbresëlënëse. Por kjo vetëm sa u përket raportimeve përmes deklaratave zyrtare që bën Policia e Tiranës për median. Jo zyrtarisht, madje me konfirmime shumë të rezervuara, duket se java e dytë e shtatorit nuk ka qenë edhe aq e qetë për Policinë e kryeqytetit, shkruan “Panorama”. Përkundrazi, në të paktën tri raste, të konsideruara si më të rëndat, kryesisht gjatë orëve të vona të natës e atyre të para të mëngjesit janë raportuar përplasje me armë zjarri. Madje, në një rast është qëlluar edhe ndaj patrullës së Policisë. Dëshmitarët flasin për krisma kallashnikovi e pistolete, edhe gëzhojat në asfalt konfirmojnë përplasjet me armë, por medias i serviren vetëm operacionet e suksesshme, sikur gjatë natës të mos kishte ndodhur asgjë. Edhe më herët kishim raportuar për urdhra të brendshëm në Policinë e Tiranës, që në njëfarë mënyre cungonin komunikimin me median, duke lejuar vetëm atë formal dhe të kufizuar. Por që tri ngjarje të rënda, të ndodhura brenda javës, të mbahen të fshehura nga Policia, kjo nuk kishte ndodhur më parë.
NGJARJET
Dy prej ngjarjeve të ndodhura gjatë javës së kaluar janë raportuar si procedime të nisura nga Policia, por pa dhënë detaje rreth tyre. Edhe në këtë rast njoftimet nuk janë bërë nga Policia e Tiranës, por hedhur në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, në internet. Ndërsa ngjarja e tretë nuk është dhënë as në komunikatën e brendshme të Policisë, duke kaluar pa u raportuar. “Më datë 12 shtator, rreth orës 21:30, në rrugën ‘Ndre Mjeda’, në drejtim të mjetit tip ‘Renault’, me drejtues shtetasin B.M., 23 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, të cilët qarkullonin me një mjet tip ‘BMW’. Nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 76, 22 dhe 274 të Kodit Penal”, ky është njoftimi në lidhje me shkëmbimin e zjarrit afër “21 Dhjetorit”. Megjithatë, Policia e Tiranës nuk ka shpërndarë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje. Një tjetër shkëmbim zjarri kishte ndodhur më herët në afërsi të rrugës “5 Maji”, por që nuk është raportuar as në komunikatat e brendshme të Policisë. Në vendngjarje u gjetën vetëm disa gëzhoja automatiku “Kallashnikov”, ndërsa nga hetimet rezultoi se ishin qëlluar nga makina në makinë. Dyshohet se bëhet fjalë për disa persona nga Bulqiza, që kanë pasur probleme edhe më parë me ligjin.
SULMI NDAJ POLICISE
Efektivët e patrullës së Komisariatit nr.6 i kanë shpëtuar mrekullisht breshërisë së kallashnikovit në rrugën “Sabri Preveza”, në afërsi të Unazës së Re. Duke tentuar të ndalonin tre persona që po tentonin të vidhnin një makinë tip “BMW X5”, që ishte parkuar prapa një lokali, efektivët e Policisë janë përballur me të shtëna arme nga ana e autorëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05, të datës 13 shtator, por nga Policia në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare në internet raportohet si një parandalim vjedhjeje, pa folur për të shtëna armësh.