Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të hënë papritur krijimin e një ministrie të re përgjegjëse për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, në krye të së cilës do të jetë Blendi Gonxhja. Emri i ka shkuar Presidentit dhe pritet që ky i fundit të japë bekimin për këtë ndryshim në kabinet.
Mirëpo, nga një analizë e trendit të rrjeteve sociale del se ky promovim i Gonxhes nuk ëhstë dhe aq spontan.
Blerim Gjeladini, shefi ekzekutiv i kompanisë së njohur "Terra Marketing" ka publikuar disa të dhëna nga analiza mujore e performancës në rrjetet sociale të Blendi Gonxhes, krahasuar me emra të caktuar nga kabineti i Edi Ramës.
Janë shtatë anëtarë të kabinetit, duke nisur nga Mirela Kumbaro, Ulsi Manja, Bora Muzhaqi, Ogerta Manastirliu, Anila Denaj, Elva Margariti dhe Niko Peleshi, të cilët kanë performancë dukshëm minimaliste përballë drejtorit të DPSHTRR.
Blendi Gonxhe është ndër bashkëpunëtorët e hershëm të kryeministrit Edi Rama dhe pas vitesh angazhim në poste të larta, tashmë është promovuar duke u propozuar në drejtimin e një ministri të re e cila do të jetë përgjegjëse për tre sektorë.
Më poshtë, analiza e trendit të rrjeteve sociale nga kompania e mirënjohur "Terra Marketing":
[gallery link="none" size="full" columns="2" ids="773872,773873,773874,773875,773876,773877,773878"]