Hapësire reklamuese

Social Bomb

Trëndafilat trengjyrësh në tryeza, detaji i veçantë protokollar në pritjen e Blinken

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka qenë dje në Tiranë në një vizitë zyrtare ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit, presidentin Bajram, kryeministrin Edi Rama, studentë të mbështetur nga SHBA dhe krerët e institucioneve të drejtësisë.

Gjatë vizitës, u dhanë mesazhe të rëndësishme për Shqipërinë dhe krejt rajonin tonë, veçanërisht Kosovën dhe pozicionimin e vendeve tona në konfliktet globale.

Lexo edhe: SHBA e bën fakt: Shqipëria është partneri ynë dhe vendi lider i Ballkanit Perëndimor!

Trendafilat trengjyresh ne takimin e Blinken me Ramen, ne Kryeministri Trendafilat trengjyresh ne takimin e Blinken me Ramen, ne Kryeministri

Newsbomb.al sjell një detaj të veçantë nga pritja zyrtare e Sekretarit Amerikan të Shtetit fillimisht në Presidencë dhe më pas në Kryeministri. Në tryezat ku janë zhvilluar takimet, bien në sy vazot me trëndafila trengjyrësh, blu, të kuq dhe të bardhë.

Siç duket, Shërbimet Qeveritare dhe ato të Protokollit janë kujdesur deri në detaje për të respektuar Sekretarin Antony Blinken, përfaqësues i vendit aleat strategjik dhe mik i Shqipërisë.

Lexo edhe: Vizita e Blinken, Rama ndan prapaskenat nga takimi në Kryeministri

Trëndafilat trengjyrësh simbolizojnë ngjyrat e flamurit amerikan dhe qëndrojnë si në tryezën e Bajram Begaj në Presidencë dhe në atë te Salla e Hartave, në Kryeministri.

Trendafilat trengjyresh ne takimin e Blinken me Begaj, ne Presidence Trendafilat trengjyresh ne takimin e Blinken me Begaj, ne Presidence

Lexo edhe: Biseda private me Blinken, Rama del me thirrje për Qeverinë Kurti: Dëgjoni aleatët që u dhanë lirinë!

 Lexo edhe: Mesazhet e Blinken ndezin opozitën në Kosovë: Një shuplakë e rrallë për faj të Kurtit

Lexo edhe: Konferenca e plotë: Çfarë thanë Blinken e Rama dhe mesazhet diplomatike nga Tirana!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese