Kryeministri Edi Rama uron ditëlindjen e Partisë Socialiste. Sot, në 12 qershor bëhen 30 vite nga themelimi i kësaj force politike, ditëlindje e cila do të kulmojë me mbajtjen e një Kongresi të Jashtëzakonshëm në Tiranë.
Rama, zotohet për një Parti Socialiste më të mirë në të ardhmen.
“Mirëmëngjes, dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë. #30VJETPS”, shkruan kryeministri në urimin e tij.
Kongresi do të mbahet në orën 17:30 dhe socialistët kanë zgjedhur stadiumin “Air Albania”. Kjo do të jetë hera e parë që në arenën e futbollit do të mbahet një organizim i tillë. Shpërndarja e ftesave për delegatët e Kongresit ka nisur prej ditësh.