Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

“Trekëndëshi i Bermudës”, Bamir Topi: Një metaforë e keqe e Bashës, kryedemokrati e sheh Metën si një kundërshtar të fortë politik

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën dhe problemet brenda Partisë Demokratike, duke thënë se kjo forcë politike tashmë është në krizë, e cila ka dalë në shesh.

I pyetur për deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha për “trekëndëshin e Bermudës”, Topin u shpreh se kjo është një metaforë e keqe nga ana e kryedemokratit Basha, pasi nuk mjafton vetëm ta thuash, por edhe ta interpretosh.

Sipas tij Basha e sheh presidentin Ilir Meta si një kundërshtar të fortë politik, pasi ky i fundit në një aleancë mundshme, do te preferonte më shumë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pyetje: Deklarata e Bashës për trekëndëshin e Bermudës?

Topi: Unë nuk jam në interesin e zotit Basha, ai e shikon zotin Meta si një kundërshtar politik. Në një aleancë të mundshme, Meta do të preferonte më shumë Berishën sesa Bashën. Trekëndëshi i Bermudës është një metaforë e gjetur keq, se nuk mjafton ta thuash, por ta interpretosh, kush është viktima e radhës? Berisha mund të marrë votat e nevojshme për të qenë në krye të PD-së dhe kjo thellon krizën e brendshme të PD.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img