Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
0kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Tregu i përbashkët elektro-energjitik Shqipëri-Kosovë, reagon Berisha: Projektin e pengoi miku i ngushtë i Zografit Bis, Aleksandër Vuçiç

spot_img

Lajme të ngjashëm

58ec157f01c36907375adc5c879f8122

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur unifikimin e rrjetit energjitik Shqipëri – Kosovë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha shkruan se projekti për katër vite me radhë u bllokua nga presidenti i serbisë Aleksander Vuçiç.

“Këtë projekt e bllokoi per katër vite me radhe miku i ngushtë i Zografit Bis, presidenti i serbomadhisë Aleksandër Vuçiç,” shkruan Berisha.

Ndër të tjera ish-kryeministri shkruan se çbllokimi i projektit nuk ka asnjë lidhje me Minishengenin siç tha Rama, por është rezultat i ndërhyrjes së vendosur e qeverisë gjermane dhe kancelares Merkel.

Postimi i plotë i Berishës:

Pershendes unifikimin e rrjetit energjitik Shqiperi – Kosove!

Miq, autostrada energjitike Shqiperi – Kosove qe u inaugurua sot, eshte nje projekt qe u ideua, u projektua, u garantua financimi, u tenderua dhe u shpall fituesi dhe nisi ndertimin para dhe gjate vitit 2013 dhe qe perfundoi se ndertuari ne vitin 2016.

Ky projekt shenon pavaresine energjitke te Kosoves dhe bashkerendimin e shfrytezimit  racional te burimeve e ergjitike te Shqiperise dhe Kosoves.

Kete projekt e bllokoi per kater vite me radhe miku i ngushte i Zografit Bis, presidenti i serbomadhise Aleksander Vuçiç.

Çbllokimi i projektit nuk ka asnje lidhje me Minishengenin siç mashtron Zografi bis, i cili kerkon keshtu ti japi meriten mikut te tij Vuçiç, por, siç eshte bere boterisht e ditur, eshte rezultat i nderhyrjes se vendosur e te prere te qeverise gjermane dhe kancelares Merkel.

Me kete rast te dashur miq, le te urojme inaugurimin e autostrades energjitike midis Shqiperise dhe Kosoves si nje ngjarje me rendesi te madhe ne krijimin e nje hapesire unike ekonomike energjitike shqiptare dhe te falenderojme me mirenjohje qeverine gjermane per financimin e plote te linjes 400 KË Tirane – Prishtine dhe nderhyrjen e vendosur te saj per çbllokimin e funksionimit te saj. sb

Më shumë

spot_img