Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
27 %
6.7kmh
0 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Tregu i Milotit, ‘krateri’ vrastar i konsumatorëve, tregti e therje kafshësh si në mesjetë  (FOTO- VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tregu i kafshëve të gjalla në Milot, përkeqësohet çdo ditë, ndërkohë që vec vendit të shitjes, është shndërruar dhe në një vend therjes, duke sfiduar hapur institucionet shtetërore.

Duke i ngjarë më shumë një xhungle, ku ligjin e bën më i forti, Tregu i Milotit duket se është shndëruar në një ishull të pacënueshëm. Administratorët nuk pyesin për bashkinë e Kurbinit, kjo e fundit nuk pyet për Ministrinë e Bujqësisë, Këshillin e Ministrave e as për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. E në gjithë këtë situatë mospërfilljeje, konsumatorët shqiptare janë në rrezik. Qindra kafshë tregtohen çdo të djelë në Milot, treg që funksionon si i tillë që prej vitit 1920, ndërkohë që situata është e njëjtë si para një shekulli. Kafshët janë të pamatrikuluara, veterineri i bashkisë nuk ekziston. Mes baltës, pluhurit e qindra kafshëve pa origjinë e certifikata veterinare, Tregu i Milotit shndërrohet ditëve të djela edhe në një thertore.

Ndërkohë që Bashkia e Kurbinit, nuk ka marrë asnjë masë, as për të detyruar kontaktorët që janë edhe pronarët e tokës, për të përmirësuar kushtet, as për të lënë veterinerin zyrtar që të zbatojë ligjin.

Ndërkohë që Drejtoria e Bujqësisë në Lezhë, që e ka në varësi, është e pafuqishme të ndërhyjë.

Në këto kushte, ky treg është i shndërruar në një “krater vullkani” për përhapjen e sëmundjeve, nga ferma në fermë dhe më e rëndësishmja, nga kafshët te njeriu. Ndërkohë që dhjetra kafshë theren dhe bkonsumatorëve iu serviret mish i pasigurt.

E njëjta situatë u denoncuar edhe në mars 2018, por që askush nuk mori asnjë masë. Ekspertët e tregjeve të kafshëve të gjalla dhe te veterinarisë, Edi Fero dhe Agim Rrapaj lëshojnë alarmin, duke thënë se, “një treg i tillë nuk duhet dhe nuk mund të funksionojë në këto kushte, pasi shndërrohet në vrastar i njerëzve”. Sipas tyre, pushteti vendor e ka për detyrë plotësimin e kushteve, ndërkohë që nuk përfill as urdhërin e kryeministrit Rama të vitit 2016, për ndryshimin e këtyre tregjeve.

 

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img