Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Tregtia e armëve të Gërdecit, Shkëlzen Berisha drejton gishtin nga shkrimtari: Gënjeu me skemë kriminale që të mashtronte qeverinë e SHBA, unë s’kam lidhje!

Shkruar nga Newsbomb
Tregtia e armëve të Gërdecit, Shkëlzen Berisha drejton

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pranoi apelin e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili hodhi në gjyq dhe akuzonte për shpifje një botues amerikan, i cili shkroi një libër për tregtinë e armëve në Gërdec.

Lidhur me këtë ka reaguar sot përmes një shkrimi të gjatë, Shkëlzen Berisha, ku thotë se ka ngritur padi në vitin 2017.

Sipas tij i z. Lawson përdori si burime të “besueshme” Andi Belliu dhe Gary Kokalarin, të cilët ose nuk pranuan të dëshmojnë gjatë gjyqit ose deklaruan nën betim se nuk kishin asnjë dijeni për ndonjë përfshirje timen në këtë histori, siç thotë ai.

Berisha shton më tej se Lawson nuk e kontaktoi asnjëherë për të dëgjuar të vërtetën që sipas tij mund t’i prishte xhepit të tij fitimet e siguruara ,përmes shpifjeve ndaj tij nga kontrata me shtëpinë botuese.

Postimi i plotë i Shkëlzen Berishës:

Te dashur miq,

Ne vitin 2017 une ngrita nje padi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kunder Efraim Diverolit dhe dy punonjesve te tjere te AEY, Alexander Podrizki dhe David Packouz, per deklaratat e tyre te genjeshterta ne lidhje me mua, te cilat kishin qellim te mbeshtetnin skemen e tyre kriminale per te mashtruar qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Si pjese e kesaj ceshtje gjyqesore, une gjithashtu padita Guy Lawson dhe botuesit e librit te Lawson “Qente e Luftes” (apo “Armet dhe Cunat”) per publikimin e papergjegjshem te genjeshtrave te z. Diveroli dhe bashkpunetoreve te tij. Ne kete liber z. Lawson nuk arriti te permbushe as standartet me minimale te gazetarise. Ai qellimisht shmangu intervista me mua dhe njerez te tjere qe kundershtonin genjeshtrat e Diverolit. Ai vendosi te bazohej ne deklaratat e pabazuara te nje grupi mashtruesish kronike dhe krimineleve te denuar, të cilet Lawson I pagoi per variantet e tyre te ngjarjes. Po ashtu per te formesuar shpifjet e tij z. Lawson perdori si burime te “besueshme” Erion Veliaj, Andi Belliu dhe Gary Kokalarin (te cilin vete Lawson e konsideronte te pabesueshem pasi e shihte si “maniak te terbuar me axhende private”)te cilet ose nuk pranuan te deshmojne gjate gjyqit ose deklaruan nen betim se nuk kishin asnje dijeni per ndonje perfshirje timen ne kete histori.

Vendosa te ngre kete padi per ti shkuar te vertetes deri ne fund dhe gjithashtu per te bere pergjegjes para ligjit, persona dhe entitete qe kishin perfituar miliona dollare mbi shpifjet e ngritura ndaj meje.

Pergjate gjithe kesaj sage ligjore dolen dokumenta qe vertetuan katerciperisht se te gjitha pretendimet e shkruara nga z.Lawson per gjoja perfshirjen time ne trafikun e armeve ishin shpifje. Para gjykatave amerikane, duke deshmuar nen betim, z.Diveroli deklaroi jo vetem se kishte trilluar per perfshirjen time, por sqaroi dhe aresyet e ketij mashtrimi. Ato u provuan si shpifje edhe nga raporti i hetuesve te Departamentit te Mbrojtjes te SHBA, te cilet gjeten se Podrizki qe pretendonte se kishte qene ne nje takim me mua, nuk e njohu Shkelzen Berishen kur hetuesit I treguan foton e tij. Me tej akoma kur z.Belliu deklaroi nen betim per gjykaten se ai nuk me njihte fare dhe nuk kishte asnje dijeni per perfshirjen time ose jo ne historine e Gerdecit apo AEY. Apo dhe me keq kur “burim i besueshem” Erion Veliaj refuzoi te vinte per te deshmuar para gjykates shpifjet e percjella per z.Lawson.

Ndonese i kontaktuar nga une si dhe me akses te plote ne dhjetra deklarata publike te miat dhe shume te tjereve qe hidhnin poshte genjeshtrat e tij, z.Lawson nuk me kontaktoi kurre per te degjuar te verteten qe mund t’i prishte xhepit te tij fitimet e siguruara, permes shpifjeve ndaj meje,nga kontrata me shtepine botuese. Ne pamundesi per te mbeshtetur me fakte dhe argumenta shpifjet e publikuara dhe per t’i bere bisht nje perballje para jurise, z.Lawson vendosi te “fshihet” pas percaktimit tim si person publik duke zhvendosur debatin ligjor nga vertetesia e pretendimeve, tek mungesa e keqdashjes ne publikimin e shpifjeve ne fjale. Thene shkurt ju pervodh thelbit te ceshtjes duke deklaruar se ai thjesht kishte besuar listen e e shpifesve qe ne momentin e ballafaqimit ose nuk u paraqiten ne gjyq ose pranuan nen betim se kishin mashtruar.

Pra ne asnje nga tre shkallet e sistemit gjykatesit nuk vleresuan vertetesine e shpifjeve te z.Lawson por nese ato ishin bere ose jo me keqdashje.Eshte pikerisht kjo aresyeja perse dy gjykates te Gjykates se Larte te SHBA ne nje vendim jo kaq te zakonshem vendosen te publikonin mendim ndryshe nga shumica duke kerkuar shkeputjen nga standarti i vitit 1964 sipas te cilit debati per shpifjen ndaj personave publik duhet kufizuar vetem me mungesen ose jo te vetedijes per shipfjen dhe keqdashjes se atij qe shpif, pasi ne kete menyre viktimave te ketyre shpifjeve, u hiqet cdo mundesi per t’i adresuar ato dhe per te kerkuar drejtesi per demin e krijuar.

Ndonese do te kisha dashur qe ky te ishte vendimi i shumices, mendimi i dy gjykatesve te nderuar tregon se beteja ime ligjore ka qene e bazuar tek qellimi per te kerkuar dhe nxjerre te verteten.

Por mbi te gjitha transparenca mbi dokumentet dhe deshmite e siguruara pergjate ketij procesi kane provuar para publikut, se gjithe pretendimet per perfshirjen time ne kete afere kane qene shpifje duke me hequr kesisoj barren morale te genjeshtrave qe kane synuar te me perbaltin pergjate gjithe ketyre viteve dhe duke provuar pertej cdo dyshimi se nuk kam pasur asnje lidhje me ceshtjen ne fjale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll