Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

“Tregtarë miliarderë të plehrave kimike”, Braçe i përgjigjet biznesmenit: Do nxis hetim parlamentar për ju

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Erion Braçe i përgjigjet importuesit të plehrave kimike Roland Bramllari, kompania e të cilit u gjobit nga Autoriteti i Konkurrencës me 66 milionë lekë. Ai kërkoi nga kryeministri Edi Rama të ndalojë “tymueset e hedhura në parlament sepse po na çojën drejt falimentimit”.

Por Braçe thotë përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale se vendimi i Autoritetit të Konkurrencës nuk erdhi për shkak të luftës në Ukrainë, që solli krizë, por për shkak se ata abuzuan me çmimet që në janar të 2021.

Braçe thotë se kompanitë e importit të plehrave kimike meritojnë hetim parlamentar.

“Tregtarët miliarderë të plehrave kimike në revoltë eeeej! po përse? kanë që në janar 2021 që  rrisin çmimet në kurriz të bujqve dhe heshtin; pse u revoltuan tani? Kurajo e madhe të gënjesh! Vendimi i komisionit të konkurrencës që i ka revoltuar këta, nuk ka lidhje me çmimet e sotme, çmimet e luftës!

Vendimi ka lidhje me rritjen e menjëhershme të çmimeve në janar prill 2021! Nuk kishte lufte atëkohë! zero! Ukraina e Rusia prodhonin e nuk kishte asnjë, zero kufizim në prodhim dhe eksporte! Ka patur monitorim, hetim paraprak, masa të cilat këta duhet ti zbatonin; këta i refuzuan! Shkuan në gjykatë dhe gjykata i rrezoi, i dha të drejtë komisionit të konkurrencës!

Hetimi u thellua për këtë shkak dhe abuzimi në treg në periudhën janar prill 2021 u provua plotësisht! Pra gjoba 1.5 milion euro për ta erdhi pas refuzimit të zbatimit të masave paraprake e vërtetimit plotësisht të abuzimit e vijimit të abuzimit! Pra gjoba 1.5 milion euro nuk ka lidhje fare me luftën që nisi ne 28 shkurt 2022, një vit më pas!”, shkruan Braçe.

“Ndërkohë, çmimet me të cilat po shesin tani, nuk kanë lidhje përsëri me luftën; të dhënat e doganave tregojnë se sasia e importit të plehrave pas 28 shkurtit është e vogël në raport me importet e këtyre ne periudhën shtator dhjetor 2021, periudha kyç e importit para dorës së pare e të dytë te plehërimit dhe përsëri larg nga lufta! Kjo është e vërteta!

Tani kam një pyetje për atë që pretendoi tymueset: A ke importuar ti në 30 nëntor 1110 tone superfosfat me 23 lekë për kilogram dhe me sa e ke shitur? Po sivëllai yt a ka importuar në 19 tetor 3000 tonë plehërues “ultrascan special” me 33.6 lekë për kilogram dhe me sa e ka shitur?

Do çmime të tjera për importe të tjera ti e ju? Do i dëgjosh sot nga kuvendi! dhe po e përsëris; për këto çmime nuk jeni hetuar ende! Dëgjoni; për çfarë keni bërë në harkun e një viti ju meritoni hetim parlamentar dhe unë do ta nxis një të tillë për ju!”, përfundon Braçe.

Më shumë




spot_img








spot_img