Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tre zjarrvënie të qëllimshme në Bulqizë dhe Dibër, policia procedon tre persona

Shkruar nga Newsbomb
Vater zjarri (Foto ilustruese)

Disa vatra zjarri u identifikuan sot në Bulqizë dhe në Burrel, konkretisht në zonën e Kongrazhdit dhe Fushë-Bulqizës.

Sipas policisë zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht në gjëndjetë lirë S.T, A.S, 16 dhe 17 vjeç, si dhe H.Z 43 vjeç, i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në aksin nacional Fushë-Bulqizë.

Materialet për tre shtetasit janë dërguar pranë Prokurorisë në Dibër dhe në Mat për veprat penale ‘Shkatërrim i pronës me zjarr’ si dhe ‘Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve’.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër të angazhuara për vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënies  me qëllim apo nga pakujdesia në pyje dhe kullota.

Në Bulqizë e Burrel evidentohen dhe procedohen penalisht tre shtetas për zjarret në pyje.

Shërbime e  Policisë të Komisariatit të Policisë Mat  evidentuan dhe filluan procedimin penal  në gjendje të lirë për shtetasit :

S.T, dhe A.S, 17 dhe 16 vjeç, banues në Burrel (autorë të dyshuar të zjarrit në zonën e Kongrazhdit, njësia Administrative Komsi, Mat)

Këta persona në  zonën e Kongrazhdit, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, nga pakujdesia  duke djegur ferra e mbeturina, zjarri ka dalë  nga kontrolli si pasojë e erës së fortë duke përfshirë  dhe djegur sipërfaqje të konsiderueshme  pyjore.

Gjithashtu po në kuadër të masave parandaluese , shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasin H.Z, 43 vjeç, banues në  Bulqizë (autor i dyshuar i zjarrit pranë aksit nacional Fushë-Bulqizë).

Ky shtetas  nga pakujdesia duke  djegur mbeturinat në fund të kopështit të tij, zjarri ka dalë nga kontrolli nga era duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqe të pyllit anës  rrugës nacionale Fushë Bulqizë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, e Mat, për veprat penale ‘Shkatërrim i pronës me zjarr’; ‘Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve’.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët dhe sidomos për blegtorët, që të tregojnë kujdes për mos shkaktuar zjarrvënie  në pyje dhe kullota, si dhe të marrin masa të plota edhe në ato raste kur kryejnë pastrime me djegie  në tokën e tyre buqësore apo në territorin e banesave të tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll