Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Tre vite në arrati, arrestohet 32-vjeçarja që mashtronte turistët me bileta false (EMRI-FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasen Marida Shehi, 32 vjeçe nga Vlora, pasi ishte dënuar me 3 vite burg për veprën penale “mashtrimi”.

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj Saimir Shehi 34 vjeç u shpallën në kërkim në vitin 2017 pasi u kishin shitur bileta të pavlefshme një familjeje që do të udhëtonte drejt Italisë.

Asokohe ajo u denoncua dhe nga dy qytetarë të tjerë. Në zyrat e Antikrimit Ekonomik u paraqitën një 57-vjeçar dhe një i ri 27 vjeç, të cilëve iu refuzua udhëtimi drejt Turqisë dhe Italisë, pasi biletat e tyre kanë rezultuar të pavlefshme.

degre5rhye45h4hj
Marida Shehi

Tiranë, Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetases Marida Shehi., 32 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndërkohë në pranga është vënë dhe një 22-vjeçar i cili ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit E. I., 22 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : A. P., 44 vjeç dhe I. I., 36 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img