Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tre viktima nga Covid në Kosovë dhe 49 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Shkruar nga Newsbomb

Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë ditës së fundit janë testuar 509 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 49 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Gjilan, Kaçanik, Malishevë, Pejë, Podujevë, Shtime, Skenderaj dhe Vushtrri.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 638 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.938.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll