Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tre vende të lira në SPAK, emrat e 3 prokurorëve dërgohen për kontroll pasurie

Shkruar nga Newsbomb
Tre vende të lira në SPAK, emrat e 3 prokurorëve dërgohen

Tetë prokurorë janë marrë sot në intervistë për të plotësuar 3 vakancat e lira në Prokurorinë Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

Renditja përfundimtare e 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK:

1. Olsi Dado

2.Anita Jella

3.Ndini Tavani

4.Bledar Maksuti

5.Kreshnik Ajazi

6.Pali Deçolli

7.Albert Kuliçi

8.Sonila Muhametaj

Bëhet me dije se janë dërguar për kontroll pasurie Olsi Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani dhe nëse një nga 3 prokurorët rezulton me probleme pasurie, atëherë do të verifikohet i katërti në listë, që është Bledar Maksuti.

Kujtojmë që në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ambasada e Amerikës, e cila njoftoi se do të ndiqte nga afër intervistat dhe vlerësimet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për kandidatët që aplikuan për tre vendet vakante në SPAK.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese