Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Tre të vdekur nga sëmundje të mushkërive për shkak të cigareve elektronike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e çuar në tre numrin e personave që kanë vdekur për shkak të sëmundjeve që lidhen me cigaret elektronike apo “vaping”.

Vdekja e tij u konfirmua nga autoritetet në Ilions, që thanë se djali ishte “mbi 18-vjeç”, por nuk dhanë detaje të tjera lidhur me problemet shëndetësore.

Dy persona të tjerë në SHBA, një në Ilions dhe një tjetër në Oregon, ndërruan jetë pak kohë më parë nga ajo që besohet të jetë e njëjta sëmundje e shkaktuar nga “vaping”.

Deri më sot, plot 250 çështje të ngjashme janë raportuar në 25 shtete të SHBA-ve, por kritikët besojnë se numri është më i lartë ndërsa nënvizojnë se cigaret elektronike janë të dëmshme, ndoshta edhe më tepër ce tabako.

Departamenti i Shëndetit në Indiana tha se po investigon 30 raste ku persona të moshës nga 16 në 29 vjeç duket se janë sëmurë fill pasi kanë përdorur cigaret elektronike.

Më shumë

spot_img