Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tre të miturit vjedhin 5 kompjuterat e shkollës në Kukës, zbulohen nga Policia

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga Policia e Kukesit

Tre të mitur janë ndaluar nga Policia e Kukësit si autor të dyshuar të vjedhjes së 5 kompjuterave dhe aksesorëve të tyre, nga laboratori i i Informatikës i shkollës së mesme të qytetit.

Për shkak të moshës, ata janë proceduar në gjendje të lirë.

“Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së informacionit se në shkollën e mesme të qytetit të Kukësit, persona të paidentifikuar kishin shkatërruar dyert e shkollës dhe më pas ishin futur në laboratorin e informatikës, ku kanë vjedhur 5 kompjuterë dhe aksesorët e tyre, kanë vlerësuar situatën dhe menjëherë është ngritur grupi hetimor, me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. 

Si rezultat i hetimeve profesionale të kryera u bë i mundur identifikimi i autorëve të vjedhjes, që janë shtetasit e mitur E. E., E. E. dhe K. E., të cilët për shkak të moshës u proceduan në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 kompjuterët dhe aksesorët e tjerë të vjedhur në ambientet e shkollës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”, njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll