Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1.5kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
32 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

TRE të fortët e BURGJEVE që përfituan lirinë për shkak të punësimit fiktiv në burgje, asnjë hetim për zyrtarët kur në dosje ka të paktën 6 firma (PËRGJEGJËSIT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Që të burgosusit punësohen fiktivisht nëpër burgje, nuk shkojnë asnjë ditë në punën e supozuar, apo që prej kësaj pune fiktive, marrin edhe lirinë e shumëdëshiruar, ky nuk është fenomen i ri.

Në fakt, duhet thënë se ka qenë një fenomen i vjetër prej afro dy vitesh tani, që gjithcka e tillë është mbyllur me një urdhër të brendshëm të vetë drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Agim Ismaili.

Por që më parë ka ekzistuar dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Eshtë gjithë administrata e burgjeve apo edhe jashtë saj, me psikologë, zyra punësimi, shefa e drejtorë departamentesh juridike, që me vulë të njomë, kanë firmosur e vulosur daljen e këtyre individëve në liri.

Gazetarja Anila Hoxha, sjell në vëmendje tre raste për të cilat, edhe pse është bërë zhurmë mediatike, nuk ka pasur asnjë hetim nga strukturat përgjegjëse për të cuar përpara drejtësisë personat që kanë shkaktuar këtë dëm të madh në shoqëri.

Viktor Ymeri një i dënuar i përjetshëm që përfitoi me ulje dënimi; Elidon Kotorri tashmë I liruar nga burgu apo edhe Altin Skëndaj që kanë përfituar nga skemat e punësimit, janë marrë në analizë nga gazetarja.

Po pse nuk ka hetim nga strukturat përgjegjëse për fajtorët e vërtetë të këtyre proceseve të lirimit nga burgu të të fortëve që nuk ka zyrtar që nuk u jep “vulën”?

Komenti i gazetares Anila Hoxha:

Dy monumentet e korrupsionit, IEVP Peqin dhe IEVP Fushe Kruje..

Arrestimi i Enkeleida Hoxhes ktheu edhe njehere syte nga vendimarrjet  qe nxjerrin nga qelia te denuar te rrezikshem . Edhe njehere u diskutua gjate procedimit disiplinor te saj perfshirja e nje vargu te gjate njerezisht, te angazhuar per te lehtesuar poziten e tyre, here duke i derguar ne biblioteke e here duke treguar se ata merren me sport, jane te penduar dhe kane familjare jashte atyre mureve, qe kane nevoje per kujdes E gjithe kjo zbardhje dosjeje krijon kushte komode per nje gjyqtar per te derguar ne shtepi, te denuar qe nga barra e akuzave u hiqet nje e nga nje ngarkesa , here me sekretare, here me psikologe dhe perhere me vula te inistitucionit. Por asnjehere te vertetes nuk i eshte shkuar deri ne fund, ne kemi pare vetem fragmente te saj. A egziston nje skeme e mirefillte kriminale , ku burgjet bashkepunojne se bashku me inspektoret e SHKB prane ministrise se drejtesise , nen dijenine e shefave per te liruar te burgosur , per te cilet ne informohemi ne momentin final?

Nje hetim i nisur ne Prokurorine e Elbasanit , mund te zbuloje nje skandal te permasave te medha, ne rast se kjo ceshtje merret seriozisht dhe nuk do stopohen me punonjes te rolit  tretesor ne kete skeme, te cilet kane kryer lirimet e pamerituara.

Arrestimi i Viktor Ymerit , nje ish i denuar i perjetshem i cili kryeu bashkim denimesh dhe me mbledhje te tyre perfundoi ne 25 vite burgosje, nese ka vullnet mund te hape kutine e Pandores. Nga ana e burgut te IEVP Peqin,  thuhet jo zyrtarisht dhe nen ze dhe me frike se ne dosjen penale te vlonjatit gjenden kartela fiktive punesimi. Keto kartela fiktive , me shkresa false , jane vulosur fiktivisht nga IEVP Peqin, packa se i denuari nuk ka qene asnjehere i punesuar. Praktika e punesimit ne IEVP funksionon e tille , ajo perbehet nga shefi i sigurise, shefi ligjor, shefi i edukimit, shefi i finanaces dhe 2 shefat e rregjimit dhe ne fund fare drejtori e miraton.

Pra gjashte persona duhet te firmosnin , duhet te vulosnin ne rast se Ymeri ishte i punesuar ne burg. Dosja tregon se aty ndodhen kartela te vulosura me vule te njome te institucionit, pa egzistuar asnje ngritje komisioni per punesimin e tij , madje nuk egziston as kerkesa e te denuarit per punesim ne burg.

Megjithate , i denuari sipas nje skeme te mirfillte falsifikimi ju drejtua gjykates se Elbasanit per njohje te diteve te punes . Kjo ndodh ne 2019 . Dhe IEVP mban qendrim pozitiv ne gjykate  , tund koken ne menyre pohuese dhe aprovon ” ti njihen ditet e punes”.

Packa se i burgosuri nuk kishte punuar asnje dite.

Por ne menyre skandaloze atij ju njohen rreth pese muaj punesim, duke i dhuruar lehtesim pozite.

Megjithese kjo dosje ndodhet e arshivuar ne IEVP Peqin, dhe ka brenda saj dokumentat e falsifikuara te permendura sa me siper, deri me tani nuk ka asnje zyrtar te vene perpara pergjegjesise, per kete skandal  qe eshte vene ne dijeni SHKB dhe DPB.

 Ish i denuari tjeter , qe sot eshte i lire quhet Elidon Kotorri. Edhe ai u lirua 3 vite para kohe nga IEVP PEQIN, me te njejten skeme skandaloze.  Se pari , ne gjykaten e Krujes te denuarit ju rrezua kerkesa per perfitim amnisite te vitit 2014, nga e cila mund te perfitonte nje vit. Por ne kartelen personale te tij, futet me vule te burgut te Fushe Krujes sikur atij ju miratua nga gjykata amnistia. E vulosur , e firmosur nga burgu. Edhe kjo mund te verfikohet fare lehte , mbasi dosja eshte e arshivuar dhe ka nje vendim gjykate te Krujes qe ka shpallur mos njohje te perfitimit te amnistise

Nderkohe, ne dosjen e ketij te denuari ndodhen kartela fiktive punesimi, qe ne menyre false tregojne e vulosin sikur ky burgosur ka punuar dicka rreth 1 vit e 3 muaj. Edhe keto te vulosura nga dy institucione, konkretisht ajo e Fushe Krujes dhe Peqinit.

Ndonese egzistojne inspektoret e SHKB prane MD, ata rezutojne se shfaqen si kofini mbas te vjelave. Keshtu ndodh edhe me te burgosurin ne fjale. Burgu i Peqinit pa vendim gjykate vendos lirimin e  Kotorrit me arsyetimin se kishte perfunduar denimin prej 25 vitesh, bazuar ne praktiken e falsifikuar qe i dhuroi atij rreth 3 vite lirim. Celesi per te dale ne liri ju dhurua mbas fletes se lirimit nga institucioni dhe nga grupi i inspektimit te SHKB dhe drejtorise se pergjithshme. Keta te fundit, mbasi pane dosjen, ndonese te informuar qe Kotorri skishte punuar asnje dite, qe Kotorri skishte amnisti me vendim gjykate, aprovuan lirimin e tij dhe e konsideruan dosjen te rregullt.

I denuari i trete , quhet Altin Skendaj. Ai u transferua ne IEVP VLORE ne IEVP Peqin. Ne 2019, me urdher te ministres ndodh klasifikimi i burgjeve dhe Peqini u cilesua burg i sigurise se larte dhe sektori i sigurise se zakonshme u shpernda ne burgjet e sigurise se zakonshme. I denuari , u transferua per shkak te sigurise se zakonshme sa me afer vendbanimit. Pra u dergua ne Fier.

  Deri ketu per nje sy siperfaqesor gjan ne rregull.

 Por me urdher DPB, , ky person transferohet ne Fushe Kruje, pa argument ,pa arsye , pa shkak. Ne fakt shkaku mesohet menjehere mbasi  ai lirohet nga gjykata e Krujes. Per lirimin e tij, dhuraten e kishte dhene Peqini qe me kartele fiktive e kishte punesuar ndonese ai asnje mengjes nuk shkoi ne punen e burgut,. Edhe ne kete rast , nuk pati asnje inspektim, asnje verifikim per ta shkermoqur kete zinxhir skandaloz edhe pse strukturat ngjajne te realizuara dhe duken sikur rigorozisht po kryejne detyren.

Raste si keto te treja , me shkresa fiktive dhe dosje te fryra me letra false jane nje praktike shqetesuese qe po kryhet haptazi.  Qe askush nuk i ka inspektuar . , JO sepse nuk ka informacion , por nga luga e corbes se prishur qe kane gelltitur .

p. s . Skema e punesimit per te denuarit eshte e tille-funksionon ne baze te organikes se punesimit e cila afishohet ne sektoret perkates dhe rregjistrat e hyrje daljeve ne rregjimin e brendshem. Ne kete rregjister shkruhet orari dhe destinacioni i denuarit ku tregohet nese shkoi per te punuar ne biblioteke, kuzhine apo magazine dhe kur u kthye ai. Vec kesaj kamerat e sigurise ne burg jane funksionale.

Pyetja eshte , cfare ndodh me te korruptuarit ne burgje ?

Më shumë

spot_img
spot_img