Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Tre shpërthime me tritol brenda javës në Antwerp, autoritetet belge: Dyshohet rivaliteti mes bandave shqiptare të kokainës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre shpërthime të fuqishme me tritol e kanë tronditur qytetin port të Antwerp-it në Belgjikë gjatë javës së fundit, ndërsa autoritetet ligjzbatuese drejtojnë gishtin nga shqiptarët e përfshirë në trafikun e kokainës.

Shpërthimi i fundit ndodhi në lagjen Borgerhout, rreth orës 4 të mëngjesit, në katin e parë të një ndërtese.

Dy shpërthimet e tjera ndodhën në dy apartamente në Generaal de Wetstraat, dhe në Borgerhout.

Autoritetet dyshojnë se ngjarjet kanë lidhje me rivalitetin mes bandave të përfshira në trafikun e kokainës, veçanërisht atyre shqiptare, shkruajnë mediat vendase.

“Lagjet tona po bëhen të pasigurta. Shoh frikë te fqinjët e mi edhe unë vetë kam frikë, çështja e drogës duhet konsideruar seriozisht”, kështu është shprehur kryebashkiaku i qarkut Marij Preneel.

“I njohur historikisht për blerjen dhe shitjen e diamanteve, Antwerp thuhet se tani po pushtohet nga gangsterët shqiptarë me rrugët e qytetit të mbushura me para dhe me policinë që lufton me kartelet e drogës”, shkruajnë mediat belge.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img