Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Tre shkencëtarë ndajnë Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin mbi vrimat e zeza

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Çmimi Nobel për Fizik i vitit 2020 iu dha shkencëtarëve Roger Penrose për punën e tyre në të kuptuarit e vrimave të zeza në hapsirë dhe pjesa tjetër iu dha Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez  për zbulimin e një objekti në qendrën e Rrugës së Qumështit.

Goram K.Hansson, sekretar për Akademinë Mbretërore Suedeze të Shkencave, tha në ceremoninë e së martës në Stokholm se çmimi i këtij viti kishte të bënte me “sekretet e errëta të  universit”.

Dr. Penrose u vlerësua me gjysmën e çmimit për zbulimin se formimi i vrimave të zeza është një parashikim i fuqishëm i teorisë së përgjithshme të relativitetit. Ndërkohë gjysma e dytë e çmimit u nda midis Dr.Genzel dhe Dr. Ghez për zbulimin e një objekti në qendër të galaktikës.

Dr. Penrose është profesor në Universitetin e Oksfordit. Ai përdori metoda të avancuara matematikore për të provuar se vrimat e zeza ishin një pasojë e drejtpërdrejtë e teorisë së përgjithshme të relativitetit të Albert Ajnshtajnit.

Dr. Genzel, ka lindur në Gjermani kurse Dr. Ghez, ka lindur në Nju Jork. Të dy drejtojnë një grup astronomësh që u përqendruan në një rajon të quajtur ‘Shigjetari A’ në qendër të galaktikës sonë. Duke përdorur teleskopët më të mëdhenj në botë, ata kishin zhvilluar metoda për të parë përmes reve të mëdha dhe pluhurit në qendër të Rrugës së Qumështit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img