Tre persona kanë mbetur të bllokuar brenda një automjeti në aksin rrugor Fushë Arrëz – Kukës.
Ky segment është një prej akseve më të rrezikshëm për shkak të rreshjeve të dëborës dhe këshillohet të shmanget së bashku me akset e tjera të Fushë Arrëzit dhe segmentin Qafë Mali -Barjam Curri.
Në ndihmë të tre personave mësohet se janë nisur ekipet e ndihmës. Të gjitha rrugët rurale në Pukë janë bllokuar për shkak të dëborës.