Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Tre orë në SPAK, Sonila Qato: U pyeta si person në dijeni, për kallëzimin e rrugës Kardhiq-Delvinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministrja dhe ish-drejtoresha e ARRSH, ka dalë nga SPAK pas tre orësh. Sonila Qato është shprehur se është thirrur në Prokurori si person që ka dijeni, për kallëzimin e bërë për rrugën Kardhiq-Delvinë.

“Është një procedurë që ka filluar tre vjet më parë me dorëheqjen time, në të cilën dhashë detaje nga rrethanat e çështjes në dijeninë time. Procedura e kallëzimit është për rrugën Kardhiq-Delvinë. Me sa u njoftova, po hetohet për shkelje të barazisë në tendera.

Përderisa prokuroria është duke kryer detyrat e veta proceduriale, unë mendoj se dhe shkaku i dorëheqjes time në 2019 ka qenë pikërisht dhënia e mundësisë Prokurorisë për të dhënë drejtësi dhe për të nxjerrë të vërtetën në pah. Lejojeni Prokurorinë të bëjë detyrën”, tha Sonila Qato pas daljes nga SPAK.

Ashtu siç ka raportuar dhe neësbomb.al më herët, sot, ish-drejtoresha e ARRSH ështëmarrë në pyetje për një kallëzim të vitit 2019 kur ajo u largua dhe nga detyra, pas një përplasje me kompaninë Gjoka Konstruksion.

Një tender për ndërtimin e një tuneli në aksin Kardhiq-Delvinë, solli akuza nga ARRSH drejt kompanisë së ndërtimit “Gjoka Konstruksion” për mashtrim në dokumentet prokurimit; ndërkohë që kompania u përgjigj duke akuzuar drejtoreshën e rrugëve Sonila Qato, për favorizim të një prej konkurrentëve pë Tunelin e Skërficës.

Lexo edhe: Përplasja me “GJOKËN” që solli shkarkimin tre vite më parë, Sonila Qato pyetet në SPAK për tenderin e Tunelit të Skërficës

Më shumë




spot_img








spot_img