Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbi tre orë në SPAK, Armando Subashi largohet me këmbë dhe tregon nëse prokurorët kishin ngritur akuzë ndaj tij

Shkruar nga Newsbomb

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi është larguar me këmbë nga ambientet e Prokuorisë Speciale, ku dëshmoi për më shumë se tre orë lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Subashi tha se është i gatshëm të paraqitet sërish në prokurori për të dëshmuar nëse pyetet, por nuk dha detaje lidhur me deklaratat e tij.

I pyetur nga gazetarët nëse prokurorët e çështjes kishin ngritur ndonjë akuzë ndaj tij, Subashi tha se nuk ka asnjë informacion për ta, pasi çështja është nën hetim.

Besohet se Subashi është thirrur të dëshmojë lidhur me ndërrimin e vendit të ndërrimit të inceneratorit të Fierit, nga tokë shtetërore në një tokë private që u shpronësua.

Për se u pyetët?

Subashi: Për inceneratorët

Do të thirreni sërish në prokurori?

Subashi: Atë e di prokuroria, nuk e di unë.

Prej sa orësh jeni në SPAK?

Subashi: Po besoj dy a tre orë, diçka e tillë. Dy ose tre orë

Kishin ndonjë akuzë ndaj jush prokurorët?

Subashi: Tani mos bëni pyetje të tilla se asnjë gjë nuk do të merrni nga këto përsa kohë jeni pjesë e hetimit

Jeni të gatshëm të dëshmoni sërish?

Subashi: Jam i gatshëm, në çdo moment, s’ka asnjë problem në këtë pikë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll