Njëra është regjizore, njëra është prezantuese dhe tjetra është simbol i bukurisë shqiptare. Përveç skenës dhe jetës publike, këto vajza duket se i bashkon edhe një miqësi e fortë.
Vera Grabocka, Alketa Vejsiu dhe Valbona Selimllari shfaqen sërish në krah të njëra-tjetrës si tre musketjere të vërteta. Regjizorja ka postuar këtë foto në në “instagram” duke i uruar ndjekësve të saj, një fundjavë të bukur.
Kjo e dielë i ka bërë bashkë vajzat të cilat, duket se po e shijojnë shumë drekën në shoqërinë e njëra- tjetrës… Dhe jo vetëm në fakt… Mes tyre janë edhe dy meshkuj sharmantë Robert Aliaj dhe Ilir Abdyli