Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Tre muaj në qeli për përdhunim, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu

Lajme të ngjashëm

Influenceri Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas tre muajsh qëndrimi në burg. Vendimi u mor këtë të premte nga një gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Rumani.

36 vjeçari Tate u arrestua së bashku me vëllain e tij Tristan në fund të dhjetorit të kaluar, si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim njerëzor dhe përdhunim. Më herët Tate kërkoi lirimin me  kusht përmes avokatëve të tij mbrojtës, por kërkesa e tij u rrëzua tre herë nga Gjykata rumune.

Andrew Tate, i lindur në SHBA përpara se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdoi të kishte një karrierë të suksesshme si kikboksier. Në vitin 2016, ai u hoq nga emisioni televiziv britanik “Big Brother” për një video ku shfaqej duke sulmuar një grua. Më pas ai krijoi një “biznes me kamera në internet”, të cilin e përshkroi si “argëtim për të rritur”.

Më shumë