Tirana
clear sky
-4.5 ° C
-4.5 °
-4.5 °
80 %
1.5kmh
0 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
9 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Tre meshkuj dhe një femër në hotelin në autostradë, tentohet të vritet 20 vjeçari, vajza e re fsheh armën: Dy të arrestuar dhe dy në kërkim (EMRAT-NGJARJA)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një hotel në krah të autostradës Tiranë-Durrës. Si pasojë, është tentuar të vritet një dalë 20 vjeç me armë zjarri, i cili është plagosur dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

I plagosur ka qenë në dhomën e hotelit bashkë me dy djem të tjerë dhe një vazjë, e cila është arrestuar në kushtet e flagrancës. Ajo ka tentuar të fshehë armën e zjarrit pas krimit, duke e hedhur atë në pjesën e pasme të hotelit.

Sipas Policisë, bëhet me dije se shtetasi Markeljan Beqiri ka qëlluar me armë zjarri dhe ka tentuar të vrasë 20 vjeçarin Arni Sulejmani. Në dhomën e hotelit bashkë me këta dy persona kanë qenë dhe vajza Anxhela Brisku dhe personi tjetër i shpallur në kërkim Tefik Shehu.

Ngjarja në hotelin në autostradë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se në ambientet e dhomës së një hoteli, kanë qenë shtetasit Markeljan Beqiri, Tefik Shehu, Anxhela Brisku dhe Arni Sulejmani.

Shtetasi Markeljan Beqiri ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin Arni Sulejmani, 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve hetimore 26-vjeçari Markeljan Beqiri, banues në Durrës, është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.  Në kërkim është shpallur edhe shtetasi Tefik Shehu, 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Anxhela Brisku, 22 vjeçe, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”. Kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit;

Enver Hysenaj, 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen Anxhela Brisku, ndërkohë që ka patur dijeni për ngjarjen.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë që është përdorur në këtë ngjarje. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img