Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Tre mandate deputet në Suedi, shqiptari Adnan Dibrani zgjidhet kryetar i shoqatës parlamentare për Ballkanin Perëndimor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Adnan Dibrani, shqiptar i Mitrovicës, është zgjedhur kryetar i shoqatës parlamentare të Suedisë RIKSTAG, për Ballkanin Perëndimor. Detyra kryesore e Rikstagut është të forcojë marrëdhëniet midis Suedisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu dhe kolegu i Dibranit, Magnus Jacobsson është zgjedhur nënkryetar i kësaj shoqate, shkruan newsbomb.al. Politika kosovare e sheh zgjedhjen e shqiptarit Adnan Dibrani si një mundësi për përfaqësim sa më dinjitoz dhe forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Adnan Dibrani është aktualisht deputet në Parlamentin e Suedisë, prej tre mandatesh, nën siglën e Partisë Social Demokrate. Ai u zgjodh deputet në vitin 2014 dhe përfaqëson zonën elektorale të Hallandit. Si një ekonomist i zoti, në politik Adnan Dibrani është angazhuar në çështje që lidhen me biznesin e vogël, sigurinë e klientit, LSS dhe sistemin e taksave.

Politikani suedez me origjinë shqiptare ka lindur më 12 shkurt 1985, në Mitrovicë, dhe ka shkuar si refugjatë në Suedi në vitin 1992.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img