Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Tre kushtet e Bashës për reformën zgjedhore, vjen përgjigja “rrufe” e PS

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas deklaratës së kryetarit të PD Lulzim Basha ku ai u shpreh se do t’i vendosë tre kushte mazhorancës për reformën zgjedhore, ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

albsig

Balla është shprehur se Partia Demokratike nuk mund të kërkojë reformë me tre kushte, pasi për tu ulur në një tryezë kusht i vetëm është vota e shqiptarëve. Një reformë e tillë e rëndësishme nuk mund te këtë kushte.

Ai ka ftuar ftuar në një tryezë opozitën dhe ka shprehur gatishmërinë për ta nisur sa më parë këtë reformë.

“Ne nuk bëjmë dallime për opozitën, ftesa është e hapur dhe për PD dhe LSI. Oferta e kryeministrit Rama për tryezën me opozitën është ende e vlefshme” , është shprehur Balla.

Ai është shprehur dhe për procesin e votimit të shqiptarëve jashtë trojeve dhe se ka thënë se vota e emigrantëve është parësore dhe në vitin 2021 do të arrijnë të votojnë të gjithë shqiptarët kudo në botë.

Partia Demokratike i ka dërguar kërkesën sot Kuvendit për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore dhe tre kushtet e përcaktuara sipas saj ishin:

1. Numërimi elektronik i votave 

2. Ulja e rolit të kryetarit të partve

3. Më shumë pushtet të qytetarëve tek përfaqësuesit e tyre.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img