Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tre kryebashkiakët e arrestuar, Lefter Alla, Fredi Beleri dhe Safet Gjici në të njëjtën ditë në gjykatë

Shkruar nga Newsbomb
Tre kryebashkiakët e arrestuar, Lefter Alla, Fredi Beleri dhe Safet Gjici

Lefter Alla i Bulqizës dhe Fredi Beleri i Himarës janë dy kryebashkiakët e parë që kanë kërkuar ndryshim mase sigurie dhe kërkesë për lirim me kusht këtë të hënë në Gjykatën ne Posaçme. Më vonë, në orën 13.00 aty do të jetë dhe Safet Gjici, kryebashkiak i Kukësit.

Për koincidencë, të tre kryebashkiakët e arrestuar i kanë seanca në të njëjtën ditë.

Avokati mbrojtës i Lefter Allës ka depozituar në seancën e sotme akte të reja, një raport të ekspertëve mjeko-ligjorë, sipas të cilit ish-kryebashkiaku i Bulqizës duhet të dalë nga qelia sepse nuk e përballon dot për shkak të problemeve shëndetësore.

Hysni Demiraj është shprehur se gjatë një kontrolli të bërë për gjendjen shëndetësore, klienti i tij ka rezultuar se nuk është i aftë të përballojë burgun. Seanca e radhës është caktuar më 29 Korrik në orën 13:30.

Ndërkohë, siç kemi raportuar më herët, në Gjykatën e Posaçme ka kërkuar leje për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës edhe Fredi Beleri.

Mirëpo, kërkesa e bërë pas mbledhjes së caktuar nga Këshilli Bashkiak i Himarës për betimin e Belerit, nuk ka marrë aprovimin e GJKKO dhe kryebashkiaku i ri nuk do mund të betohet nesër.

Safet Gjici është gjithashtu, kryebashkiaku i tretë i arrestuar që do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme. Bashkë me shtetasen Alma K. e cila regjistroi skandalin seksual në zyrën e të parit të Kukësit, Gjici do të njihet me masën e sigurisë. Ai ndodhet në paraburgim prej dy ditësh.

Kryebashkiaku socialist i Kukësit dha dorëheqjen një javë më parë, pasi një skandal seksual i regjistruar në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit, rrodhi në media. Edhe qeveria shqiptare ka deklaruar se Safet Gjici është shkarkuar, por një vendim i zbardhur nuk është publikuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese