Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Tre kandidatë synojnë kreun e Kushtetueses, më 15 shkurt do prezantojnë platformat (EMRAT)

Lajme të ngjashëm

Tre kandidatë të Gjykatës Kushtetuese kanë shprehur interes për të marrë kreun e këtij institucioni të rëndësishëm, që vlerëson kushtetutshmërinë e vendimeve dhe ligjeve në Shqipëri.

Sot, më 2 shkurt janë mbledhur gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kanë konstatuar mbylljen e afatit të aplikimeve për postin e kryetarit, dhe bëhet me dije se interes kanë shprehur Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.

Gjithashtu, Mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të parashikimeve ligjore, ka vendosur të zhvillojë mbledhjen e saj të radhës, në datën 15 shkurt 2023, ora 10:00, për të dëgjuar platformat dhe vizionin e secilës kandidate

Njoftim për shtyp – Gjykata Kushtetuese

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese u mblodh sot, më 2 shkurt 2023, dhe konstatoi përmbylljen e afatit të aplikimeve. Për këtë pozicion kanë shprehur interesin 3 gjyqtare, të renditura më poshtë, sipas rendit alfabetik, me bazë mbiemrin:

  1. Fiona Papajorgji
  2. Marjana Semini
  3. Holta Zaçaj

Gjithashtu, Mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të parashikimeve ligjore, ka vendosur të zhvillojë mbledhjen e saj të radhës, në datën 15 shkurt 2023, ora 10:00, për të dëgjuar platformat dhe vizionin e secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Më shumë