Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Tre figurat e shquara kuksiane nderohen me titullin “Nderi i Qarkut Kukës”, mes tyre edhe mjeku i njohur që humbi jetën nga Covid-19

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Qarkut të Kukësit ka nderuar tre figura të shquara, ku dy prej tyre janë mjeku Shaqir Shehu dhe biologu Besnik Hallaçi të cilët nëntorin e kaluar humbën jetën nga Covid-19.

Tre personalitetet kuksiane u shpallën sot  ‘Nderi i Qarkut Kukës’ ku përveç  mjekut dhe biologut ky titull i’u dha dhe kreut të Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, për kontributin e tij të gjerë. Në ceremoni, kanë marrë pjesë autoritetet lokale të Qarkut Kukës, Perfekti i Qarkut, Zenel Kuçana, Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici dhe zyrtarë të tjerë.

Kryebashkiaku, Gjici u shpreh se tre personalitetet kanë lënë gjurmë të thella në historinë e vendit dhe rajonit tonë.

 “I lumtur që sot bashkë me kryetarin e Këshillit të Qarkut Z. Abdulla Domi, prefektin e qarkut Z.Zenel Kuçana i dorëzuam titullin “Nderi i Qarkut Kukës” të doktor Shaqir Shehut, Besnik Hallaçit dhe Bujar Spahiut. E quaj për nder sot, që në pozicionin e kryetarit të Bashkisë Kukës të flas dhe të nderoj figurat e shquara të inteligjencës Kuksiane, të cilët kanë lënë gjurmë të thella në historinë dhe jetën e rajonit tone”, tha ai.

Kujtojmë se mjeku Shaqir Shehu shërbente si kirurg ortoped në qytetin e Kukësit për shumë vite, ndërsa pas infektimit me COVID-19 u dërgua për kurim në Turqi, por nuk ia doli mbanë.  Mësohet se ai ka shërbyer dhe gjatë luftës së Kosovës teksa Bashkia e Kukësit e ka shpallur edhe ”Qytetar Nderi” dhe për 3 vite nga 2002-2005 ai ka punuar edhe si prefekti i qarkut të Kukësit.

Më shumë

spot_img
spot_img