Hapësire reklamuese

Politikë

"Tre drejtimet" për emrin e Presidentit, Edi Rama i kënaqur me Gjeneralin: Ka respekt e dashuri për vendin! Ja pse "u sekuestruan" celularët e socialistëve dje

Shkruar nga Newsbomb
"Tre drejtimet" për emrin e Presidentit, Edi Rama i kënaqur

Kryeministri Edi Rama, ka thënë sot se emri i gjeneral Bajram Begës si kandidat për postin e Presidenti të Republikës është i duhuri. Sipas tij, Bega ka respekt e dashuri për vendin e tij.

Në fjalën e tij para deputetëve socialistë, Rama ka treguar dhe tre drejtimet që u ndoqën për të arritur të një emër konkret. Njëri që kishte të bënte me emra nga grupi i PS, drejtimi i dytë për figura të shquara të së majtës si Fatos Nano dhe i treti me emra nga jeta publike dhe akademike.

"Pas një diskutimi shumë cilësor, dhe mbas vënies në peshore të çdo kandidature duke ruajtur respekt për të gjithë personat. Në fund patë, 6 kandidatura që morën më shumë kohë për tu shoshitur dhe pastaj konsesnualisht, duke i dëgjuar dhe me shumë vëmendje ato që u thanë, në mënyrë shumë konsensuale", tha kryeministri.

Më tej, Edi Rama tregoi se përse celularët e socialistëve u "sekuestruan" dje në mbledhjen që u bë për emrin e presidentit. "U shmang boloria e madhe nëse emrat do të kishin marrë rrugët dhe do të kishin hyrë në të gjithë dhëmballat dhe dhëmbët e analistëve dhe opinionistëve që janë në një situatë delikate dhe nuk kanë ushqim për të future në sherr dynjanë në këtë fazë të jetës tonë politike."

Pjesë nga fjala e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë:

Procesi që në bëmë në grup na dha të drejtë në fund. Marrja e propozimeve me zarfe për një diskutim konkret në Kryesi emër për emër. Bashkë me procesin paralel që u bë për të komunikuar me opozitën dhe palët e tjera në Kuvend, apo edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.Ky konkluzion përmbush nevojën që ka ngrehina e shtetit për një njeri normal.

Bëhet fjalë për një figurë sa të lartë institucionale aq edhe të paangazhuar në të gjithë përplasjet apo rrugët kryqëzohen në arenën politike. Kjo gjë na bën të ndihemi të lehtësuar nga barra e përzgjedhjes si forca dominuese që ka edhe përgjegjësinë për të udhëhequr jetën e vendit.

Po ashtu na bën të ndjehemi mirë me shqiptarët përtej hapësirave të kufizuara partiake sepse kandidatura e përzgjedhur prej nesh rezonon me të gjithë atë pjesë të popullit tonë që beson te puna, merita, integriteti, respekti për njerëzit dhe dashuria për vendin. Këto të gjitha janë tipare që i karakterizon në përgjithësi këto figura, dhe patjetër edhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, i cili bëhet gati të jetë Presidenti i ri i Republikës.

Patëm tre drejtime të përcaktuara prej profileve të propozimeve të bëra. Njëri drejtim ishte i të vet propozuarve këtu në grup, i cili u përjashtua menjëherë. E kemi thënë publikisht që në krye të herës. Nuk do të kishim një kandidat nga grupi parlamentar i PS-së.

Drejtimi i dytë ishte për ato që kanë pasur një kontribut në PS. Që nga ish kryetari i PS Fatos Nano. Ne pamë të arsyeshme që edhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga mundësia e përfshirjes në përzgjedhje. Kjo pasi PS ka barrën që të jetë partia e të gjithëve.

Kështu u fokusuam tek drejtimi i tretë, ku grupi kishte vënë në dispozicion 26 kandidatura gra dhe burra të nderuar. Me profile të ndryshme që nga profilet e jetës publike dhe akademike e deri te profile që vinin nga të tjera drejtime politike.

Pas një diskutimi shumë cilësor, dhe mbas vënies në peshore të çdo kandidature duke ruajtur respekt për të gjithë personat. Në fund patë, 6 kandidatura që morën më shumë kohë për tu shoshitur dhe pastaj konsesnualisht, duke i dëgjuar dhe me shumë vëmendje ato që u thanë, në mënyrë shumë konsensuale. U arrit në konkluzionin që mund të propozonim këtë kandidaturë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu