Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Tre ditë në luftë, presidenti Zelensky: Ne thyem planin rus, kemi në kontroll Kievin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur sërish në një video-mesazh, duke thënë se forcat e ukrainës kanë arritur të ndalojnë planin rus për të kapur Kiev brenda një nate.

Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve rus që të bëjnë presion ndaj Presidentit Vladimir Putin për të ndaluar pushtimin.

“Kemi rezistuar dhe kemi zmbrapsur me sukses sulmet e armikut. Luftimet vazhdojnë në shumë qytete dhe lagje të shtetit tonë. Por ne e dimë se çfarë po mbrojmë – vendin, tokën, të ardhmen e fëmijëve tanë. Kievi dhe qytetet kryesore rreth kryeqytetit kontrollohen nga ushtria jonë. Pushtuesit donin të bllokonin qendrën e shtetit tonë dhe të vendosnin kukullat e tyre këtu, siç bënë në Donetsk. Ne e thyem planin e tyre” tha Zelensky ndër të tjera.

Ndër të tjera kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur një shtetrrethimi të ri për kryeqytetin ukrainas nga ora 17:00 deri në 08:00 me orën lokale.

Masa, e cila hyn në fuqi nga sot, zëvendëson shtetrrethimin e mëparshëm nga ora 22:00 deri në orën 07:00.

Duke shkruar në Tëitter, Klitschko paralajmëroi: “Të gjithë civilët në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut.”

Prej tre ditësh Ukraina po përballet me pushtimin dhe bombardimet e Rusisë. E teksa Ukraina është në këtë makth shumë shtet kanë filluar t’i ofrojnë ndihmë.

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey ka thënë këtë mëngjes se vendi i tij dhe 25 vende të tjera kanë rënë dakord të ofrojnë më shumë “ndihmë humanitare ose ndihmë ushtarake vdekjeprurëse”.

Më shumë




spot_img








spot_img