Dy persona, të cilët dyshohet se janë shqiptarë, kanë rënë në prangat e Policisë greke pasi janë kapur me 52 kg kanabis, duke kaluar kufirin për në vendin fqinj. Droga ishte fshehur në tre çanta dhe e paketuar në 51 pako, secila me peshë rreth 1 kg.
Mesditën e djeshme në zonën e Kozanit, efektivët kanë ndaluar një mjet për kontroll të imtësishëm dhe në bagazh janë gjetur tre çanta të mëdha me drogë. Menjëherë është arrestuar 31 vjeçari që mediat greke e identifikojnë si “i huaji” që ishte shofer.

Ndërkohë, Departamenti i Policisë Kufitare është ndaluar dhe një makinë tjetër që drejtohej nga një grua 51 vjeçare, e cila dyshohet se bashkëpunonte me shoferin e parë dhe kontrollonte rrugën. Në total janë sekuestruar:
- 52 kilogramë e 495 gram kanabis i papërpunuar,
- 2makina,
- 4 telefonat celularë,
- 5 kartat sim
- shuma 1050 euro.
Hetimet paraprake për rastin janë nisur nga Departamenti i Policisë Kufitare Krystallopigi Follorinë. Dy të arrestuarit me kallëzimin penal të ngritur në ngarkim të tyre për trafikim droge i janë dorëzuar Prokurorisë së Kozanit.