Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
2.1kmh
40 %
Mar
25 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

TRE AVOKATË flasin për gjyqin ndaj SAIMIR TAHIRIT: Është kthyer sistemi pas në kohë, me ndryshimin që prokurorët nuk torturojnë ‘viktimat’ me kamxhik në dorë, të tregojnë ato që këta duan të dëgjojnë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjyqi ndaj Saimir Tahirit, është padyshim një nga proceset më të bujshme dhe një nga betejat më të gjata me drejtësinë të një ish-ministri i cili hoqi dorë edhe nga mandati e imuniteti për t’u gjykuar si qytetar i zakonshëm.

albsig

Gjykata e Posaçme e Apelit e ktheu çështjen për rigjykim duke e çuar Tahirin sërish në pikën ‘zero’, pavarësisht 3 viteve tashmë dyerve të gjykatave.

Ndërkaq, për këtë proces të stërgjatë, kanë dhënë mendimet e qendrimet e tyre tre avokatë të njohur; Petrit Ismaili, Arben Qeleshi dhe Saimir Vishaj.

Të tre rakordojnë në një pikë: Ky vendim i Apelit është i pavlefshëm dhe se nuk ka asgjë normale në shtyrjen e afateve proceduriale për hetimin e gjykimin ndaj ish-ministrit.

Madje, avokat Ismaili shkon edhe më tej duke thënë se ky gjykim duket sikur e ka kthyer sistemin e drejtësisë pas në kohë, me ndryshimin e vetëm që tanimë prokurorët nuk torturojnë më viktimat me kamxhik në dorë.

Treshja e gjyqtarëve të cilët vendosën të rikthenin për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së parë çështjen ‘Tahiri’, janë Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Nertina Kosova.

Më poshtë qendrimet e të tre avokatëve për këtë vendim!

ÇFARË THOTË AVOKAT PETRIT ISMAILI:

“Vendimi i Gjykatës së Posaçme tē Apelit për tê prishur vendimin e Gjykatës sê Shkallës së Parë te kunder korrupsionit dhe krimit te organizuarpër e për ta kthyer çeshtjen ne ngarkim te ish ministrit te brendeshen dhe ish drejtorit te policise se Qarkut Vlore për rigjykim sërish në shkallën e parë tregon shumë më shumë se fjalët me të cilat është shprehur.

Ai vendim e dërgon arsyen e shumëkujt përtej konkretes (që dy qytetarë mbahen pafundësisht nën akuzë), tek shqetësimi se sa e madhe paska qënë dhe është inercia e një sistemi gjyqësor që kishim në sistemin politik të rrëzuar në vitin 1990. Atëherë drejtësia “piketonte” autorin dhe kërkonte (edhe me dhunë e tortura) provat, ndërsa përmbysja presupozonte të kundërtën: duhej të jenë provat ato që të çojnë drejtësinë tek autori.

Jo rastësisht edhe në jurisprudencën e të gjitha sistemeve të drejtësisë, kuptimi i veprës penale fillon me Objektin dhe Anën Objektive dhe pastaj vazhdon me Subjektin dhe Anës Subjektive.

Ajo që ka ndodhur me këtë gjyq, duket sikur e ka kthyer sistemin pas në kohë dhe mbase prokurorët bëjnë e gjejnë në ndërgjegjen e tyre mes gjithë asaj njëtrajtësie, një dallim me atë kohë që duhet të jetë arësyeja e vetme pse gjyqi po zgjatet: në dallim nga atëherë, … nuk torturojnë duke iu hakërryer “viktimave” me kamxhik në dorë, të tregojnë ato qē këta duan të dëgjojnë…

Kushtetuta jonë prezumon pafajësinë e kujtdo pa një vendim gjykate të formës së prerë. Ky nen që nuk lejon tê cilësohet askush fajtor, pa atë vendim të formës së prerë, synon të nxisë sistemin që edhe masat që e mbajnë një person në gjendje fizike dhe psikike si jo të pafajshëm, të jenë për rastet në in extremis, dhe gjithmonë të kufizuara në kohë.

Afatet proçeduriale lidhur me hetimin dhe gjykimin, nuk janë teknikalitete, por instrumente të një drejtësie efikase, pasi ndryshe, se ku shkojmë, na e tregon ajo sentenca e famshme: Drejtësia e vonuar, është drejtësi e munguar…

Nga puna që bëj, si avokat, ndjek sa herë kam mundësi nga koha, proçeset e vetingut tê prokurorëve dhe gjyqtarëve. Si nuk patëm një rast kur një prokuror psh, të largohet nga sistemi për mbajtjen e një personi të pafajshëm në paraburgim apo dergimin e nje ceshtje ne gjyq pa prova..?

Kushdo, kur dëgjon përse debatohet në ato proçese, me ato terma metrash katrorë e çmime apartamentesh, më parë i shkon mendja që jemi në ndonjë institut ndërtimor sesa në një veting drejtësie, ose të shumtën, në një veting pronësie…

Një amerikan, i quajtur Daniel Villegas u mbajt në burg për 25 vite me një akuzë të rëndë që nëse provohej, do i kushtonte jetën.

U shpall i pafajshëm në 2018-ën, pra pas 25 vitesh burg.

Momenti kur ai shpallet i pafajshëm në sallën e gjyqit, me shpërthimin e tij në lot, ka bërë e bën xhiron e botës: Jo për të thënë që e drejta vonon por nuk harron, (pasi këtë e thonë ata që nuk e “provojnë” vonesën, por për të parë se sa dhimbje sjell kur ajo mungon”.

ÇFARË THOTË AVOKAT ARBEN QELESHI:

“Kuptohet qe akuza ne rastin konkret nuk ka prova…Gjykata e shkallës së pare nuk duhet të kish pranuar gjykimin e shkurtuar pa u bindur që aktet e pranuara vërtetonin fajësinë ose pafajësinë për skuzën e ngritur nga prokuroria. Kuptohet që tani në rigjykim si presion kot i amerikanëeve aktet mund t’i tërheqë fare për hetim prokurori.. Ndryshe kjo cështje eshte pafajsi. S’mund të dënohet tjëtri pa prova për akuza qe bazohen ne versione”.

ÇFARË THOTË AVOKAT SAIMIR VISHAJ:

“Vendimi është absolutisht i pavlefshëm pasi të tre gjyqtaret e Apelit e kishin gjykuar faktin penal ku kanë dënuar rreth 50 te pandehur dhe nuk mundet ta gjykonin këtë ceshtje i takon Inspektorit të Lartë të Drejtesisë ta hetojë kete vendimmarje të gjykates së apelit. Nuk do të thote që kalove Vettingu dhe mund të besh c’të duash.. Turp për këta gjyqtar!”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img