Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

“Tre aventurierët i dërguan letër Brukselit”, Berisha nga protesta: Në asnjë vend nuk flitej për popuj sovranë dhe vende të barabarta! Ballkani i Hapur, projekt djallëzor

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar nismën e “Ballkanit të Hapur” në protestën e thirrur prej tij që po mbahet para Kryeministrisë.

Berisha e ka quajtur “Ballkanin e Hapur” një nismë djallëzore që kërkon vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon, ndërsa ka komentuar edhe letrën e përbashkët që krerët e tre vendeve, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev i dërguan Bashkimit Europian.

Berisha tha se në këtë letër nuk flitet në asnjë vend për “popuj sovranë”, “vende të pavarura dhe të barabarta”, apo për dhunimin e standardeve politike që i kanë lënë këto tre vende në pritje të integrimit në BE.

Pjesë nga fjala e Berishës në protestën që përkon me vizitën e Vuçiç në Tiranë:

Dua të garantoj shqiptarët se kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal. Ne kemi qenë, jemi dhe mbetemi të angazhuar për një bashkëpunim të sinqertë dhe të frytshëm rajonal në kuadër të integrimeve euro-atlantike. Por kjo është një protestë kundër një projekti që shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit, përveç Beogradit. Një projekt që është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, është shpallur si kërcënim nga Kroacia. Një projekt që nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon. HIstoria ka faktuar se një nga dështimet më të mëdha në Ballkan, Europë dhe botë ka qenë ideja e hegjemonizmit serb në gadishullin tonë. Në fillimet e tij, ky projekt rindërtoi hartat e rajonit duke fshirë Kosovën si shtet i pavarur.

Më vonë projekti mori emrin “Ballkan i Hapur”, për të nderuar autorin apo propagandistin e shoqërisë së hapur në nderim të Shoqërisë së Hapur të George Soros. Vuçiç dhe Rama kanë rethuar Kosovën dhe kërkojnë ta asgjësojnë. Sot protestojnë këtu të gjithë qytetarët e Maqedonisë, Kosovës, Bosnjes, që shohin në projektin djallëzor një përpjekje aventurierësh për të zëvendësuar nismën e Berlinit. Lexoni letrën që këta aventurierë i dërguan Brukselit. Në asnjë rresht, në asnjë vend nuk flasin për vende të pavarura, për vende të barabarta. Në asnjë vend nuk bëjnë fjalë për popuj sovranë, por popuj në konceptin e vjetër jugosllav. Në asnjë rresht nuk flitet të dhunimin e standardeve politike në këto vende, si shkaku kryesor i mbetjes në pritje të integrimit europian. Fajet sipas këtyre aventurierëve i ka Europa.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img