Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Trazirat në veri të Kosovës, Kurti: Operacionin anti-kontrabandë e urdhëruan një gjykatës dhe një prokuror serb

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se aksioni anti-kotrabandë dje në veri të Kosovës është urdhëruar përkatësisht nga një gjykatës serb dhe nga një prokuror serb.

Sipas Kurtit shumë prej policëve gjithashtu kanë qenë serbdhe është gabim të nacionalizojmë ose politizojmë luftën kundër krimit të organizuar.

“Dje në mëngjes ka pasur një operacion policor në katër komuna të ndryshme në Kosovë. Pejë, Prishtinë, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugur, ku kriminel të ndryshëm, shqiptarë dhe serbë kanë bashkëpunuar. Gjykatësi paraprak dhe prokurori që kanë urdhëruar këtë aksion kanë qenë serbë. Shumë policë kanë qenë serbë. Disa policë të lënduar kanë qenë shqiptarë, disa serbë. Është gabim të nacionalizojmë ose politizojmë luftën kundër krimit të organizuar”, tha Kurti.

Ndër të tjera kryeministri ka thënë se institucionet kosovare nuk do të lejojnë stabilitetin e krimit.  

 ‘Për stabilitet të institucioneve, për sundimin e të drejtës, nuk mund të ketë stabilitet të krimit. Po luftojmë korrupsionin, po luftojmë krimin e organizuar, që për ndryshe, në këtë rast është multietnik. Kriminelët serbë dhe shqiptarë bashkëpunojnë në mënyrë të përsosur”, shtoi ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img