Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trazirat në Bjellorusi, kreu i OSBE Edi Rama shkon të premten në Vjenë si pjesë e Këshillit Special

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e premte kryeministri shqiptar Edi Rama, njëherazi edhe kreu i OSBE, do të marrë pjesë në Këshillin Special që do të zhvillohet në Vjenë, ku do të diskutohet për krizën politike në Bjellorusi.

Tre ditë përpara kësaj vizite, Kryesia e OSBE rithekson se oferta për një takim në Bjellorusi vijon të mbetet në tryezë. "Të gatshëm të mbështesim Bjellorusinë. Oferta jonë për një vizitë në Bjellorusi mbetet në tryezë", thuhet në njoftimin zyrtar të Kryesisë së OSBE, raporton 'reporttv'.

Kujtojmë që pak ditë më parë Rama i bëri thirrje presidentit bjellorus Lukashenko që të niste një dialog me opozitën vendase dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ky propozim u mbështet nga SHBA, Rusia dhe liderët e tjerë, por Lukashenko nuk e ka pranuar ndërmjetësimin e OSBE-së në krizën politike në Bjellorusi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.