Hapësire reklamuese

Bota

Trazirat e 6 janarit, Komiteti pritet të kërkojë ngritjen e tre akuzave për Donald Trump

Shkruar nga Newsbomb
Trazirat e 6 janarit, Komiteti pritet të kërkojë ngritjen e tre

Hetimi i Kongresit për trazirat e vitit të kaluar në Kapitol thuhet se do të rekomandojë tre akuza penale kundër ish-presidentit Donald Trump.

Komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve do të kërkojë një akuzë të paprecedentë për kryengritje kundër një ish-presidenti amerikan, sipas mediave amerikane. Paneli pritet të publikojë raportin përfundimtar javën e ardhshme.

Mbështetësit e Trump sulmuan Kongresin më 6 janar 2021 në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e Joe Biden si president.

Megjithatë, Departamenti i drejtësisë - i cili tashmë po heton rolin e zotit Trump në trazirat - nuk është i detyruar të marrë në konsideratë referimet nga asnjë panel i Kongresit. Të hënën e ardhshme do të jetë mbledhaje fundit dhe aty do të zbulohet vendimi.

Përveç kryengritjes, sipas mediave të ndryshme, paneli do të sugjerojë që zoti Trump të akuzohet për pengim të një procesi zyrtar dhe komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara.

Nëntë panelistët pritet të miratojnë raportin përfundimtar me tetë kapituj, duke u mbështetur në intervistat me më shumë se 1000 dëshmitarë, dhe ta dorëzojnë atë në Departamentin e Drejtësisë. Raporti i plotë do të bëhet publik të mërkurën, tha kryetari Bennie Thompson, një demokrat nga Mississippi që drejton komitetin.

Kongresmenja e Kalifornisë, Zoe Lofgren, një tjetër anëtare e panelit, i tha CNN të Premten se ligjvënësit kanë qenë "shumë të kujdesshëm në hartimin e këtyre rekomandimeve dhe duke i lidhur ato me faktet që ne kemi zbuluar".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese