Protesta e 'Jelekëve të verdhë' ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme në qytetin e Ilisis ka muaj nga nisja e saj.
Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë rënien e taksave të naftës.
Gjatë ditës së sotme, konflikti midis policëve dhe protestuesve ishte shumë i madh. Protestuesit ushtruan dhunë ndaj policëve me gurë dhe shkopinjë. Ndërkohë policia i është pergjigjur me gaz lotësjellës dhe me 31 arrestime.
Sipas pamjeve nga mediat franceze protestuesit godisnin policët dhe mjetet e tyre, ndërsa policia perpiqej të ndante turmën. Levizja e ‘Jelekëve të verdhë’ do të vazhdojë protestat javën që vjen në qytetet e tjera të Francës si Bordo e Lion.