Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trashësia e dëborës deri në 3 metra, rruga Bogë – Qafë Thore e bllokuar; Bashkitë e veriut më të goditurat nga moti i keq

Shkruar nga Newsbomb
Trashësia e dëborës deri në 3 metra, rruga Bogë –

Bashkitë e Veriut janë më të goditurat nga moti i keq i ditëve të fundit, për shkak të reshjeve intensive të dëborës dhe mungesës së energjisë elektrike.

Më problematiket janë Bashkitë Shkodër, Malësi e Mdhe, Pukë dhe Fushë Arrëz. Ndërkohë, disa njësi administrative janë aktualisht pa drita nga moti i keq.

Njoftimi i plotë:

Bashkia Shkoder

Aksi rrugor Bogë-Qafë Thore-Breg Lumi i bllokuar, nga dëbora ku ka rreth 3m në vendin e quajtur Qafa Thores.

Po punohet për hapjen e këtij aksi rrugor.

Aksi rrugor Prekal-Mali Shoshit-Breg Lumi e kalueshme me zinxhirë per mjetet e larta ka rreth 40 cm debore, ne vendin e quajtur Mali Shoshit.

Bashkia Malesi e Madhe

Aksi rrugor Gropat e Selcës-Vermosh i kalueshem me zinxhirë per mjetet e larta, në vendin e quajtur Qafë të Bordolecit ka rreth 50 cm deborë, po punojnë borpastrueset.

Bashkia Vau Dejes

Aksi rrugor Muri Turkut-Shllak i kalueshem me zinxhir per mjetet e larta ka rreth  50 cm debore.

Bashkite Pukë dhe Fushë Arrëz

Aksi rrugor Fushe Arrez Qaf Mali e kalueshme me zinxhirë për mjetet e mëdha, ka rreth 70 cm debore, borpastruesja po punon pa nderprerje.

Aksi rrugor Qaf Mali Qaf-Shllak e bllokuar ka rreth 1 meter debore, po punojne 2 borpastruese pa nderprerje.

Aksi rrugor F. Arrez Fierze e kalueshme me zinxhirë ka rreth  60 cm debore, borpastruesja po punon pa nderprerje.

Aksi rrugor F.Arrez Puke e kalueshme ka mbi 50 cm debore, vendi i quajtur Kroj i Zojes  , borpastuesja po punon pa nderprerje.

Aksi rrugor F.Arrez Qaf- Bene e kalueshme ka rreth  20 cm debore borpastuesja po punon pa nderprerje.

Aksi  rrugor F.Arrez-Iballe  e bllokuar ka rreth 70 cm debore.

Ne NjA Qaf-Mali ka Energji Elektrike, rruget jane te kalueshme.

Ne Nj A Iballe, rruget jane te bllokuara nga debora, nuk  ka Energji Elektrike,

Ne NjA Blerim, rruget jane te bllokuara nga debora, nuk  ka Energji Elektrike.

Ne Nj A Fierze rruget jane te bllokuara nga debora, nuk ka Energji Elektrike.

Aksi rrugor Fierze- Fush-Arrez e kalueshme me nje korsi, po punojne 2 borpastruese per hapjen e rruges plotesisht.

Nga DRV Shkoder informohemi se te gjithe akset nacionale jane te qarkullushme dhe pa zinxhir. Ne pjese te vecanta te akseve mqs temp jane te ulta eshte bere kriposja .

Aktualisht në te gjithe territorin e Qarkut Shkodër nuk kemi reshje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu