Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Transportonte emigrantë të paligjshëm, por s’i bindet urdhrit për të ndaluar dhe pëson aksident

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin Kakavije-Gjirokastër, ku mbetën të plagosur 4 persona.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm.

Patrulla i ka bërë shenjë për të ndaluar, por i riu nuk i është bindur urdhërit të punonjësve dhe ka rritur shpejtësinë. Si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në makinë, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të lagjes “Kordhoc”, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësin e mjetit.

Për pasojë në vendin e quajtur “Uji I Ftohtë” Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img