Hapësire reklamuese

Bota

Transportonin naftë nga Rusia drejt Evropës, dëmtohen tubacionet

Shkruar nga Newsbomb
Transportonin naftë nga Rusia drejt Evropës, dëmtohen tubacionet

Operatori polak i tubacionit Pern, ka njoftuar se në linjën e tubacionit Druzhba, i cili transportonte naftë nga Rusia në Evropë, ka pasur rrjedhje.

Sipas “The Guardian”, mësohet se rrjedhja është zbuluar në një pjesë të tubit rreth qytetit qendror polak, Plock, ndërsa kompania ka njoftuar se për momentin nuk dihet shkaku i rrjedhjes.

“I gjithë stafi i PERN-it, teknikë, mbikëqyrës, zjarrfikës, ambientalistë, punojnë në bazë të planeve që janë hartuar për incidente të tilla”, thuhet në fund të njoftimit të kompanisë.

Sondazh

Poll