Transportonin drogë nga Spanja në Hollandë, arrestohen 16 persona, shumica shqiptarë; sekuestrohen mijëra bimë kanabis dhe 20.000 € (DETAJE)

Publikuar tek: bota, më 16:29 28-11-2020 Transportonin drogë nga Spanja në Hollandë, arrestohen 16 persona, shumica shqiptarë; sekuestrohen mijëra bimë kanabis dhe 20.000 € (DETAJE) Foto ilustruese

Një bandë që transportonte marijuanë nga Spanja në Hollandë është shkatërruar nga policia, pas një aksioni ndërkombëtar antidrogë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se janë arrestuar të enjten katër persona në Hollandë, njëmbëdhjetë në Spanjë dhe një në Belgjikë. Banda përbëhet kryesisht nga shqiptarë.

Europol raporton se marijuana ishte e fshehur në paleta dhe më pas u transportuan në Holandë me kamionë.

Mësohet se janë sekuestruar 34,000 bimë marijuanë, katërmbëdhjetë automjete, një armë zjarri e mbushur, 20.000 euro. Banda thuhet se ka vjedhur më shumë se 1.5 milion euro energji elektrike për mbjelljen e plantacioneve të marijuanës në periferi të Barcelonës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 19-vjeçari pretendon se është djali i Maradonës, kërkon që trupi i tij të zhvarroset dhe të bëhet testi i AND-së
»
Article Logic
Execution time: 0.013567924499512
array(1) { ["section"]=> string(159) "transportonin-me-kamion-droge-nga-spanja-ne-hollande-arrestohen-16-persona-shumica-shqiptare-sekuestrohen-34-mije-bime-marijuana-dhe-20-mije-euro-detaje-229452" }